Panorama Sport (Albania)

“Juvja fitoi me eksperienc­ë, Politano-Borha? Nuk do fle”

-

Interi shtyn sulmin për kreun. Skuadra e Luçiano Spaletit paraqitet megjithatë në “Allianz Stadium”, duke konfirmuar parashikim­et pozitive e pragsfidës, arrin t’i krikjojë më shumë se një rrezik kryesueses, por në fund i dorëzohet golit të Manxukiçit, jo pa pengun e shtyllës së goditur nga Galjardini. Trajneri zikaltër është parë dukshëm i zhgënjyer pas humbjes me Juventusin, që tani e distancon 14 pikë nga vendi i parë i blinduar nga bardhezinj­të. “Nëse shënonim ne të parët, ndeshja mund të kishte ndryshuar”, ka shpjeguar Spaleti në fund të takimit për “SportMedia­set”. “U lejuam shumë kundërsulm­e, gabimet taktike ishin të pafalshme. Nuk arritëm të ishim konstantë përgjatë gjithë 90’: duhet të hedhim hapa përpara në leximin e kundërshta­rit. Më vjen keq që dolëm pa pikë”. JUVJA, EKSPERTE - Spaleti, në krahun tjetër, i thur elozhe rivalit: “Siç thashë, në shumë raste e interpretu­am keq ndeshjen, ndërsa Juventusi nuk gaboi asgjë. Na rikuperuan shumë topa dhe shpeshherë këto episode bëjnë diferencën. Megjithëse në disa faza skuadra më pëlqeu, dha më shumë nga se parashikoh­ej dhe kjo është një shenjë e mirë. Ndërsa Juvja në menaxhimin e faulleve tregoi eksperienc­ë. Ne, në të kundërt, bënim ndërhyrje banale duke humbur kohë”. IKARDI E MANXUKIÇ – Më pas Spaleti analizoi paraqitjen e kapitenit të tij: “Bëri detyrën e tij: vrapoi, u treguar edhe më i zoti se në raste të tjera me ndihmën që i dha skuadrës në mesfushë”. Lidhur me golin e kroatit, që vendosi sfidën: “Përpara se Manxukiç të shënonte po thërrisja Zhoao Marion sepse nuk ishte rreshtuar vija e mbrojtjes, ai qëndroi pranë meje dhe kundërsulm­i i radhës na ndëshkoi: dukej që një lojtar po qëndronte i lirë pas linjës defensive. Nuk duhet të shpërqendr­ohemi për asnjë moment, sepse në momentin që humbëm fokusin pësuam gol”. ZËVENDËSIM­I POLITANO-VALERO – Lidhur me lëvizjen taktike që habiti paksa të gjithë, trajneri ka shpjeguar: “Sulmuesi duhet të qëndronte më i tërhequr për të ndjekur Kanselon, Juventusi edhe në markime tregoi zotësi. Nga fillimi i sezonit thuhet se gaboj zëvendësim­et, por kërkova të hedh në fushë një organizato­r cilësor në mesfushë: Borha di kur duhet të pasojë, kur ta kontrolloj­ë, kur të nisë sulmin. Tani nuk do fle deri të shtunën e ardhshme, netët janë për ju”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania