Panorama Sport (Albania)

Bylisi thyen Apoloninë, tërbohen te Tomori

Ekipi i Dovedan blindon kreun, fierakët mbeten të 6-ët

- ERJON SALIU

Bylisi nuk di të ndalet, likuidon një rival direkt në "Adush Muça". Një gol i Beji Antoni i ka mjaftuar për të thyer Apoloninë mike dhe blinduar vendin e parë në Grupin B. Supersfida e Kategorisë së Parë kishte marrë vlerësimin edhe prej FSHF-së, pasi në gjykim ishte vendosur një arbitër me stemën e FIFA-s...

Bylisi nuk di të ndalet, likuidon një rival direkt në “Adush Muça”. Një gol i Beji Antoni i ka mjaftuar për të thyer Apoloninë mike dhe blinduar vendin e parë në Grupin B. Supersfida e Kategorisë së Parë kishte marrë vlerësimin edhe prej FSHFsë, pasi në gjykim ishte vendosur një arbitër me stemën e FIFA-s, pikërisht Enea Jorgji. E treta fitore radhazi për të besuarit e Veljko Dovedan ka qenë e vuajtur, e megjithatë përtej rasteve të shpërdorur­a, në të 65-ën mendoi një nigerian që të “vuloste” shifrat. Për fierakët situata sa vjen edhe rëndohet dhe pas kësaj humbjeje mbeten në vendin e 6-të.

NDESHJA- Të dy trajnerët kishin hedhur me të mirët në fushë dhe kjo bëri që 90minutësh­i të niste me ritëm të lartë. Përtej objektivav­e madhorë që ka secila për t’u ngjitur një kategori me lart, fakti që është “derbi” krijoi volum të lartë lojë. Bylisi vazhdon avazin në shtëpi, krijon një mori rastesh, por shpërdoron pa fund. Liçkollari e Dose, por edhe Antoni, gabojnë fatalisht përballë portës së Harizajt. E gjithë kjo situatë u jep “dorë” miqve, të cilët kërkojnë golin dhe zhvillojnë aksione të rrjedhshme. Hysenshaha­j dhe Prifti kanë raste ideale. Por, sa prej mungesës së qetësisë në finalizim aq edhe për meritë të “gardianit” Bytyçi, bëjnë që porta e ballshiotë­ve të mbetet e paprekur. Ky fraksion u mbyll me një rast flagrant të Bajramajt, i cili nuk shfrytëzoi siç duhet aksionin dhe për rrjedhojë skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes në barazim të bardhë. Bylisi rifutet në lojë me kërkuese dhe ushtron presing në zonën mike. Apolonia mbrohet mirë dhe mundohet që me anë të kundërsulm­eve të zërë në befasi vendësit. Ballshiotë­t mundohen, por gabimet para porte janë të pafalshme. Kështu ngjau në të 54-ën, kur Kofi Dose, sulmuesi kryesor i Bylisit, përballë Harizajt gjuan dhe bën më të vështirën. Por përpjekjet e dëshpëruar­a të vendësve gjejnë rezultat 25 minuta para fundit. Nigeriani Beji Anotni, pasi “vallëzon” mes mbrojtjes mike, shmang portierin dhe më pas gjuajtja e tij përfundon në rrjetë, duke zhbllokuar shifrat në 1-0. Të dy trajnerët bëjnë ndërrimet e rastit dhe Apolonia mundohet që të shtojë freskinë në sulm, duke aktivizuar Mihanën dhe Gjatën me shpresën që të gjejnë barazimin, por nuk ia dalin.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur dje në ''Adush Muça''
Çast nga ndeshja e luajtur dje në ''Adush Muça''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania