Panorama Sport (Albania)

Kryevepër e Alveshit, Flamurtari tërbon Laçin

Sherr në tunel dhe arbitrat maltezë që “pagëzohen” si... laçianë, ja çfarë nuk u pa

- ERMAL SIKA

Flamurtari “tërbon” Laçin. Kryevepra e Danilo Alveshit ka mjaftuar për të marrë një fitore shprese për zonën “Euro”. Duke mposhtur një rival direkt, tashmë janë vetëm 1 pikë larg nga kurbinasit. Loja e ashpër, nervat dhe tensioni nuk munguan për 96 minuta lojë, por në fund festa ishte e gjitha për kuqezinjtë. Ky është i pari trepikësh që vlonjatët marrin pas dy vitesh përballë bardhezinj­ve. Këta të fundit u munduan që të reagonin, e megjithatë sa për meritë të Koliçit në dy raste, aq edhe prej gabimeve në finalizim, u larguan duarbosh nga Vlora.

PJESA E PARË - Loja nis e kujdesshme, por me Flamurtari­n që sheh përpara. Kur futet e 3-ta minutë është Alvesh që jep shkëndijën e parë me një gjuajtje të rrezikshme me kokë, por topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën. Minutat pasuese shoqërohen më shumë me raste moviolë sesa aksione për gol. Veç ndërhyrjev­e të ashpra në të dyja kampet, në të 8-ën gjyqtari maltez, Glen Tona, u mohon një penallti të pastër vlonjatëve. Mersinaj tërheq nga fanella Bushiçin dhe pa u ruajtur fare, por arbitri çuditërish­t vijon lojën. Vendësit nuk u besojnë syve, por mbledhin forcat dhe mundohen që të fitojnë terren. Në të 30-ën “zgjohet” Laçi. Xhixha i vjedh topin Siljanovsk­it në të majtën dhe, pasi hyn në zonë, pason për Jonuzin, por ky i fundit nuk gjen hapësirën dhe humbet një mundësi të mirë. Përgjigjen pas 5 minutash kuqezinjtë me Kalenë, por krosi i tij i rrezikshëm shkon drejt e në duart e Selmanit. Kur u krijua ideja që ky fraksion do të mbyllej pa gola, në të 42-ën Danilo Alvesh shtang miqtë. Një perlë e braziliani­t nga 25 metra, pasi devijohet lehtë nga Gjoni, përfundon në trekëndësh­in e portës së mbrojtur nga Selmani dhe çon vlonjatët në avantazh në dhomat e zhveshjes.

PJESA E DYTË - Migen Memelli e nis me ndryshime lojën, largon Berishën për Deliun dhe nuk kalojnë 5 minuta, ky i fundit rrezikon me një gjuajtje të menjëhersh­me në hyrje të zonës, por pa gjetur kuadratin. Kjo pjesë ka më shumë nerv dhe presing sesa e para dhe vlonjatët duken të papërmbajt­shëm. Në të 54-ën është Kale që bën gjithçka mirë në mesfushë. Futet bukur në zonë e shmang portierin mik,

por vonohet dhe nuk gjuan siç duhet. Dy minuta më vonë, Alveshi mund të shënonte të dytin gol, por traversa i thotë “jo” roveshatës së tij fantastike. Mundohen kurbinasit me Mersinajn dhe Shtubinën në të 62-ën dhe 69-ën, por pa rezultat. Afro 10 minuta më vonë është Xhixha që rrezikon me një gjuajtje, por pas grushtimit të Koliçit, mendon Veliu që të spastrojë zonën. E 88-ta e shpëton për mrekulli portën e Flamurtari­t. Jonuzi shërben për Altiparmak­ovskin, por gjuajtja e lehtë e tij kontrolloh­et nga Koliçi, pasi përplaset në shtyllë. E megjithatë portieri nuk e zotëron siç duhet topin dhe Xhixha mundohet që ta devijojë në rrjetë, por i shkakton faull. Akordohen 6 minuta shtesë dhe në të 92-ën Siljanovsk­i provon me një goditje fluturimth­i me të majtën, por topi përfundon vetëm jashtë. Në të 95-ën Laçi mund të gjente golin e barazimit, por e djathta e Jonuzit nuk ka shënjestër. Sekondat e fundit prodhojnë edhe tension mes lojtarëve, e megjithatë asgjë nuk ndryshon.

 ??  ?? Alvesh duke festuar golin
Foto: Flamurtari F.C
Alvesh duke festuar golin Foto: Flamurtari F.C

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania