Panorama Sport (Albania)

River kampione, përmbyset Boka Zhuniors

Benedeto s'i mjafton Bokas, Prato, Kuintero e Martinez sollën Libertador­esin e katërt

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas frikës vjen mo menti i festës. Pikër isht, ajo tifozëri që përhapi panik tri javë më parë ndaj lojtarëve të Boka Zhunjorsit dhe rrezikoi që për faj të çmendurisë së tyre të mund ta humbnin edhe trofeun në tavolinë, dje bënë festë, por jo në stadiumin e tyre, por në "Santiago Bernabeu". River Plejti ulet për të katërtën herë në historinë e tyre si klub, në fronin e Amerikës së Jugut, një festë e dyfishtë kjo, kur mendon se përveç trofeut mposhtën edhe rivalët e përjetshëm, Boka Zhunjorsin. Ndeshja e shekullit, e shoqëruar me polemika, tension, shtyrje dhe rishtyrje prej një muaji, pa fituese skuadrën e Marselo Gajardos, i zoti që të shtypë rivalët e Bokas, falë një përmbysjej­e fantastike, pas 120 minutash lojë, me golat e Pratos, Kuinteros dhe Martinezit, i cili vulosi shifrat finale në 3-1. Dhe falë fitores së Kupës Libertador­es, River Plejti do të ketë mundësinë që të luajë edhe Botërorin e Klubeve, ku do të debutojë më 18 dhjetor në Abu Dabi.

NJË PJESË PËR SECILËN Menjëherë pas vërshëllim­ës për startin e ndeshjes, në fushë spikatën nervozizmi dhe frika, fundja siç parashikoh­ej. Në "pjatë" luhej diçka e madhe, por niveli teknik ishte shumë i ulët, me mjaft pasime të gabuara dhe reparte mbrojtëse në panik. Gjithsesi, në 30 minutat e para, ajo që bën lojën dhe i afrohet golit dy herë ishte Boka, në të dy rastet me Pablo Perezin, por për të ndezur sfidën duhej pritur vetëm minuta e 44-t, kur Nandez ndez një kundërsulm magjik: uruguaiani shpërthen mes tre lojtarëve rivalë që e markonin dhe dhuron një asist prej 40 metrash për Benedeton në hyrje të zonës, që pasi driblon në mënyrë hyjnore një rival në rrëshqitje e sipër nuk gabon përpara portës. Një gol i merituar për Bokan, e cila ishte më kurajoze në pjesën e parë. Gjithsesi, në të dytën, reagimi i Riverit është fantastik, pasi nis me një të majtë të fortë të Fernandezi­t dhe sheh t'i mohohet edhe një penallti ndaj Pratos, pas një dalje të gabuar të portierit Andrada. Ish-sulmuesi i Xhenoas gjithsesi nuk dekurajohe­t, përkundraz­i gjen barazimin në minutën e 68-të, me një të djathtë të saktë në hyrje të zonës, por mbi të gjitha pas një kombinimi fantastik mes Palasio dhe Fernandezi­t, me këtë të fundit që nisi Praton në zonë me finte. PËRMBYSJE E RIVERIT Deri në minutën e 90- të ndodh pak dhe duke qenë që golat në fushë rivale në

Kupën Libertador­es nuk vlejnë (2-2 finalja e parë në stadiumin e Bokas), finalja kalon në kohët shtesë. Kalojnë vetëm dy minuta lojë dhe Barrios vendos që të dënojë Bokën, duke marrë të verdhën e dytë dhe nga ky moment ndryshon i gjithë skenari.

Riveri çlirohet nga emocionet negative dhe pasi provojnë me Kuinteron dhe Fernandezi­n, gjejnë avantazhin në minutën 109. Ishmesfush­ori i Peskarës, Kuintero, lëshon një të majtë potente dhe precize nga limitet e zonës, e cila, pasi përplaset në pjesën e brendshme të traversës, përfundon në rrjetë. Misioni përmbysje del me sukses, por Boka, e cila mbeti me 9 lojtarë pas dëmtimit të Gagos, mund të kishte pasur edhe një shans nga penalltitë, nëse goditja e Jaras, në minutën 118-të, nuk do të përplasej në shtyllë pas një devijimi të vogël. Por, pikërisht nga kjo goditje këndi që lindi, me të gjithë skuadrën, përfshirë edhe portierin Andrada në zonë, nis edhe kundërsulm­i që vulos përfundimi­sht suksesin, i cili sheh Martinezin të shënojë me portën e boshatisur, pas grushtimit të portierit të tij. Në fund, suksesi është i merituar për River Plejtin, për skuadrën e mjeshtrit të Libertador­esit, "Muneko" Gajardo (2 trofe të këtij kompeticio­ni), e cila fshin njollën e errët të vitit 2011, kur e panë veten të zbrisnin në kategorinë e dytë argjentina­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania