Panorama Sport (Albania)

Valverde tremb Interin: Do mbroj interesin e Barçës

Mesi në dyshim, por ai premton se do të luajë për fitore

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Humbja kundër To tenhemit në Londër i ndërlikoi shumë planet e Interit për kualifikim­in e mundshëm në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Sepse tani nuk është gjithçka në dorën e zikaltërve. Skuadra e Spaletit, përveçse duhet të fitojë me PSVnë (ose të barazojë në varësi të kombinimev­e), shpreson që Totenhemi të mos fitojë ndaj Barcelonës. Frika se ndoshta katalanasi­t nuk impenjohen në maksimum, sepse kanë siguruar vendin e parë të grupit, ekziston te tifozët e Interit, por është trajneri Ernesto Valverde që bën një premtim publik. Ai thotë se skuadra e tij do të zbresë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen, pavarësish­t emrave që do të jenë titullarë. "Klubi ynë e respekton shumë Ligën e Kampioneve dhe zbresim në fushën e lojës gjithmonë për të marrë maksimumin. Dua ta siguroj Interin që do të luajmë për 3 pikët, pavarësish­t lojtarëve që do të hedhë në fushë", ka thënë trajneri i Barcelonës.

Mesi, në dyshim- Por, kjo deklaratë nuk do të thotë se katalanasi­t do ta fitojnë ndeshjen. Sepse pas saj, trajneri Valverde la hije dyshimi mbi futbollist­ët që do të luajnë kundër Totenhemit. Ai, madje, nuk garantoi që Leo Mesi do të jetë në fushën e lojës. "Nuk e di nëse do të luajë. Ta shohim të martën. Unë do t'i bëj zgjedhjet e mia në bazë të interesave të Barcelonës dhe jo në bazë të atyre të Interit", ishte fjala e tij. Kjo do të thotë se Barça do të bëjë rrotacion dhe do t'u japë mundësinë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta deri tani. A do të mjaftojnë ata që ta ndalin Totenhemin? Kjo do të shikohet të martën, por fillimisht Interi duhet të bëjë detyrën me PSV-në.

Skenarët- Ka vetëm një mënyrë që Interi të kualifikoh­et dhe të lërë Totenhemin jashtë Ligës së Kampioneve: të ketë të paktën një pikë më shumë. Sepse tani që skuadrat janë me pikë të barabarta, janë të favorizuar londinezët për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë (21 në Milano, vlen goli në fushën kundërshta­re). Pra, zikaltrit nëse do të fitojnë me PSV-në shpresojnë që Totenhemi të ndalet në barazim ose të humbasë me Barcelonën. Dhe nëse Interi nuk shkon dot më shumë sesa një barazim me holandezët, duhet të shpresojë që "Spërsat" të humbasin në Spanjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania