Panorama Sport (Albania)

Bejl, gol pas 99 ditësh, Reali mposht Hueskan

Uellsiani zhbllokohe­t në Alkoraz, por Hueska i kërcënon

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Debutim historik i Realit të Madridit në Alkoraz të Hueskës, ku arrin një fitore të vuajtur dhe shumë të rëndësishm­e: skuadra e Solarit mbërrin në -2 pikë nga Sevija dhe Atletiko e Madridit dhe mbetet - 5 nga Barça kryesuese. Vendimtar goli i Bejlit në fillim të ndeshjes. Hueska mbetet e fundit dhe ende pa fitore në shtëpi.

ISKO DHE ASENSIO JASHTË – Solari uli në stol përsëri Iskon (kurrë titullar me të në kampionat) dhe Asension, duke i hapur vend Markos Alonsos në vend të të dëmtuarit Kasemiro dhe Sebajosit për Krosin. Titullar edhe Lukas Vazkez, me Benzemanë dhe Bejlin që gjetën menjëherë golin. Në minutën e tetë, Jorente hap për Odriozolën, i aktivizuar në krahun e tij të djathtë, me Karvahalin që zëvendëson­te Marselon në korsinë tjetër, përgjumje e Marimon dhe e majta fluturimth­i e uellsianit, që sjell golin e katërt në këtë kampionat, por të parin në thuajse 100 ditë. Në La Liga nuk shënonte prej 1 shtatorit.

HUESKA, E RREZIKSHME – Dukej si preludi i një

goleade, por në të vërtetë Reali i fik shpejt motorët me Hueskën që mori dalëngadal­ë kurajë, madje goditi edhe shtyllën. Kurtua ndali Avilan, Jovanoviç Bejlin dhe në fillim të pjesës së dytë vendësit iu afruan shumë pranë barazimit: Melero shpërdoroi një gol të

sigurt me kokë dhe më pas Kurtua i tha “jo” Ferreiros.

VUAN SOLARI – Tekniku argjentina­s aktivizon Valverden për Sebajos, pastaj hyjnë Isko dhe Asensio për Modriç dhe Bejl, por Reali në pjesën e dytë pati vetëm një rast, me uellsianin e ndalur

përsëri nga portieri serb. Hueska provon deri në fund, por “Cucho” Hernandez shpërdoroi përsëri dhe kampionët e Europës vuajtën deri në minutën e fundit, duke u trembur edhe njëherë, me Karvahalin që shpëtoi mbi vijë fatale goditjen e Riveras.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania