Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk gjen qetësi, “xhindoset” Blazhevski

Prej kohësh, te bardheblut­ë po diskutohet një reformë që prek lojtarët e mirëpaguar

- OLSI AVDIAJ

Dejan Blazhevski ësh të nga ata që e tre gojnë shumë mirë gjendjen e tyre emocionale. Pas sfidës me Kastriotin, ai ka qenë i ngarkuar psikologji­kisht, pasi nuk është aktivizuar nga trajneri Ardian Mema. Ndonëse nuk ka debatuar me trajnerin e ekipit, i cili mësohet se nuk është se e ka shumë qejf, maqedonasi e ka treguar qartë mosaprovim­in dhe dëshirën e tij për të luajtur, duke ngritur krye te drejtuesit. Si fillim, menjëherë pas ndeshjes sulmuesi është larguar nga stadiumi, dukshëm i nevrikosur, por menjëherë është kthyer dhe ka takuar drejtorin sportiv të skuadrës. Të dy bashkë kanë diskutuar për disa minuta dhe më pas sulmuesi është ngjitur lart në zyrën e Refik Halilit për ta takuar presidenti­n bardheblu dhe për të sheshuar situatën. Nuk ka kaluar më shumë se katër minuta dhe maqedonasi është larguar nga “Selman Stërmasi”. Menjëherë pas tij ka zbritur edhe presidenti Refik Halili. Nuk dihet nëse mes presidenti­t Halili dhe Blazhevski­t është zhvilluar ndonjë bisedë apo jo, por numri një i bardhebluv­e ka diskutuar menjëherë me drejtorin sportiv disa minuta te dera hyrëse e stadiumit të Tiranës. Gjithsesi, është e qartë se Dejan Blazhevski nuk e ka pritur shumë mirë mosaktiviz­imin në sfidën me Kastriotin, duke polemizuar me klubin.

Blazhevski qëndroi dy muaj larg fushave të lojës, pasi u dëmtua në një miqësore me 19-vjeçarët. Në pjesën e parë të sezonit ai shënoi tre gola, por mesa duket maqedonasi nuk është në planet e Ardian Memës, edhe pse u bashkua me bardheblut­ë vetëm në korrik. Madje, trajneri ia ka bërë të qartë sulmuesit

që nuk është nga zgjedhjet e para të tij dhe për të luajtur duhet të punojë shumë. Ndoshta maqedonasi do të jetë një nga ata futbollist­ë që në janar do t’i thotë lamtumirë Tiranës para kohe, edhe pse erdhi me pompozitet të madh. Sulmuesi është një nga më të paguarit në skuadër dhe kjo është një tjetër arsye që

Tirana nuk e ka në planet e saj. Prej kohësh te bardheblut­ë po diskutohet për një reformë të madhe, me shumë nga lojtarët e vjetër që kanë rroga të mëdha dhe janë në moshë, të cilët mund të largohen në janar, duke u afruar një zgjidhje të parakohshm­e me marrëveshj­e të kontratës. Aktualisht, i vetmi që

është larguar quhet Shpëtim Moçka, edhe pse mbetet i federuar deri sa të hapet merkatoja e janarit. Jashtë grupit konsideroh­et edhe Namdi Oduamadi, i cili është dëmtuar dhe kthehet vetëm sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Me të gjitha gjasat do të ketë prishje me marrëveshj­e të kontratës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania