Panorama Sport (Albania)

Triumfon Vllaznia, akuzon Dinamo

Bluve u mohohet një penallti e pastër në fund të takimit

- BESAR BOZGO

Vllaznia ka fituar supersfidë­n e javës së 12të në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Shkodranët kanë mundur dje në Pezë Dinamon me rezultatin 1-0 dhe tashmë janë më të qetë në krye me shtatë pikë më shumë se Erzeni dhe dhjetë pikë nga Dinamo. Një sfidë që ka prodhuar emocione dhe dyluftime të forta dhe është vendosur nga goli...

Vllaznia ka fituar su persfidën e javës së 12-të në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Shkodranët kanë mundur dje në Pezë Dinamon me rezultatin 1-0 dhe tashmë janë më të qetë në krye me shtatë pikë më shumë se Erzeni dhe dhjetë pikë nga Dinamo. Një sfidë që ka prodhuar emocione dhe dyluftime të forta dhe është vendosur nga goli i Xhuniorit në pjesën e parë. Pas pesë javësh që ishte në krizë, braziliani u zhbllokua javën e kaluar në fitoren me Burrelin, ndërsa dje shënoi golin 3-pikësh. Ndërkaq, edhe pse FSHF-ja kishte vendosur një gjyqtar të elitës si Eldorjan Hamiti për të gjykuar këtë sfidë, ai nuk i ka dhënë një penallti të pastër Dinamos në minutën e 90-të. Në këtë mënyrë, arbitri i ka dhënë një dorë Vllaznisë në fitoren e djeshme. NDESHJA

Loja ka nisur e shpejtë dhe dinamovitë­t hidhen në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Shkodranët janë më të kujdesshëm dhe mundohen të dalin me pasime të shumta. Me kalimin e minutave, ekipet i japin ritëm sfidës. Në minutën e 30-të, miqtë fitojnë një goditje këndi. Pas harkimit në zonë, është Malota që godet me kokë, por mbi vijën fatale largon një mbrojtës vendës dhe e dërgon topin në krahun tjetër, ku Xhunior nuhat gjithçka dhe devijon në rrjetë, 0-1. Miqtë janë më të qetë, ndërsa Dinamo e hum-

bet disi qartësinë e minutave të para. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë nuk prodhon më gola. E dyta nis me zëvendësim për blutë, ku nxjerr Çelikun për Prendin. Kryeqyteta­sit shtojnë forcat në sulm dhe kërkojnë me ngulm golin e barazimit, por nuk janë të qartë në finalizim. Shkodranët mbrohen mirë dhe dalin me kundërsulm­e të shpejta me Likën e Xhuniorin, por nuk arrijnë të shënojnë. Me kalimin e minutave loja bëhet më e fortë, ndërsa Lika humbet një rast shumë të mirë në minutat e fundit për të mbyllur gjithçka, ku i vetëm përballë portierit gabon dy herë. Në minutën e 90- të, Prendi lëviz bukur në zonë dhe Zogaj i ndërhyn duke e shkelur në këmbë, por gjyqtari Hamiti bën me shenjë që loja të vazhdojë. Nga pamjet filmike duket një penallti e pastër për Dinamon që në këtë mënyrë penalizohe­t në një sfidë të tillë të rëndësishm­e. Miqtë e ruajnë avantazhin edhe në minutat e mbetura shtesë dhe largohen me tri pikë të rëndësishm­e nga Peza. Me këtë fitore, Vllaznia është e qetë në vendin e parë, shtatë pikë më shumë se Erzeni që është i dytë dhe dhjetë nga Dinamo. Shkodranët duken në rrugën e duhur drejt rikthimit në Superiore dhe duke parë ecurinë e deritanish­me, mund të thuhet se nuk do ta ketë të vështirë. Javën e ardhshme Erzeni dhe Dinamo do të përballen bashkë në Shijak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania