Panorama Sport (Albania)

Alvesh: Doja dopietën, e njëjta histori me gjyqtarët në Vlorë

-

Danilo Alvesh e dëshironte aq shumë edhe golin e dytë kundër Laçit, pasi, deri më tani, ende nuk ka bërë asnjë dopietë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, braziliani e tha hapur se këtë vit kërkon me çdo kusht që të arrijë Kupat e Europës me Flamurtari­n. Ka rezervat e veta për gjykimin, madje hapur e thotë që historia nuk ndryshon, edhe pse këtë herë FSHF-ja kishte zgjedhur të huaj.

Alvesh, si ndiheni pas kësaj ndeshjeje që vendoset pikërisht nga ju?

Natyrisht që fitorja është më e rëndësishm­e. Normal që ndihem shumë mirë që unë jam autori i këtij goli. Puna dhe detyra ime është që të shënoj, kështu që nuk kam bërë më shumë se punën time. Ndihesh mirë kur skuadra fiton dhe kështu që unë jam i kënaqur, pasi na duhej shumë kjo fitore edhe për tifozët tanë. Keni keqardhje që nuk realizuat dot golin e dytë? Patjetër që po. Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të shënoja edhe golin e dytë, do të ishte super. Por, rëndësi ka që shënova dhe Flamurtari fitoi sot (dje). Si ju duk gjykimi në këtë ndeshje dhe keni ndonjë koment për kartonin? Nuk dua që të komentoj shumë për gjykimin. E kam thënë edhe më parë që në të gjitha këto vite që unë kam këtu në Vlorë, me gjykimin kemi pasur të njëjtën histori. Këta nuk ishin shqiptarë, por natyrisht që duhet të bënin më mirë. Kam rezervat e mia. Kaq mund të them. Si ndiheni tani që po shënoni? Natyrisht që ndihem shumë mirë, pasi detyra e një sulmuesi është që të shënojë sa më shumë. Do të jetë një gjë shumë e mirë nëse do të shënoj edhe në ndeshjen e radhës.

Ka konkurrenc­ë në ekip?

Po, patjetër që ka. Ne kemi lojtarë shumë të mirë në të gjitha repartet dhe të gjithë janë djem të mirë dhe me eksperienc­ë. Po në sulm si ndiheni dhe a mendoni se mund të ketë përforcime në janar edhe në këtë repart?

Me ardhjen e Kalesë jemi forcuar ndjeshëm. Nëse do të kemi ndonjë afrim cilësor, pse jo, do të jetë një gjë shumë e mirë. E gjithë kjo do të ndihmojë skuadrën për sa më shumë gola. Jeni i kënaqur me atë çfarë po jep Flamurtari?

Patjetër që jam i kënaqur. Jemi duke bërë mirë në të gjitha drejtimet dhe po bëjmë një lojë sulmuese. Është një gjë shumë e mirë.

A mendoni se ky Flamurtar i kap Kupat e Europës këtë sezon?

Objektivi ynë, natyrisht, është Europa. Do të kisha shumë dëshirë që ta realizonim. Mezi po e pres, pasi kam tri vite këtu dhe dëshiroj shumë që të luaj në Europë me Flamurtari­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania