Panorama Sport (Albania)

Memelli si Guardiola dhe sherr në tunel, ja çfarë nuk u pa

Tensioni, policia ndërhyn mes Toros dhe Siljanovsk­it

- ERMAL SIKA

Në Vlorë pati fut boll të luftuar, por edhe shumë nerva. Gjykimi i maltezëve nuk ka kaluar pa “thumbime” nga ana e tifozëve kuqezi, por as rikthimi i Migen Memellit në stadiumin “Flamurtari” nuk i shpëtoi batutave. Tre topa të çarë bënë që tifozët të hidhnin dyshime se ishin prodhim kinez, ndërsa fundi i lojës u shoqërua edhe me sherr mes Siljanovsk­it dhe Toros. Ishin këto disa nga të veçantat e kësaj sfide, që nuk u panë as në TV...

- Një 17-vjeçar në formacioni­n e Ilir Dajës. Arinado Rrapaj ishte zgjedhur titullar ndaj Laçit.

- Sinan Idrizi ngjitet 40 sekonda me vonesë në tribunë. Kreu i klubit vlonjat i bashkohet presidenti­t të Laçit, Pashk Laskaj.

- Batha, Useini, Torasa, Deliaj e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme nga tribuna. Dy të parët janë të pezulluar prej kartonëve, ndërsa dy të tjerët të dëmtuar.

- Tifozët vlonjatë kanë kontestuar gjatë gjithë ndeshjes së djeshme gjykimin, por janë kapur edhe me trajnerin e Laçit, Migen Memellin, duke i kujtuar kohët kur ishte lojtar te Flamurtari. “Kur ishte në Vlorë Memelli, golat ia bënte Shpëtim Gjika”, u dëgjua të thoshin ata.

- Kontestimi i arbitrave maltezë nga tifozët ka nisur qysh në minutën e 8-të. “Këta Maltezët janë më keq nga ne. E bleu edhe këtë ky. Shiko si qesh (i referohen Laskës). Ore maltezë, nga Laçi jeni ju”. Tifozët u janë drejtuar shpesh gjyqtarëve me shenja duke ngritur duart, teksa u kërkonin të jepnin kartonë për kundërshta­rin.

- Në minutën e 4-t, Memelli ulet për pak në pankinë, ndërsa tifozët vlonjatë nuk rrinë pa komentuar. “Ulu, ulu, ngrihu, ngrihu”.

- Në pushimin e pjesës së parë, në stadiumin “Flamurtari” si rrallë ndonjëherë vendoset muzikë popullore.

- E 32-ta minutë dhe Pollozhani ndërhyn në mesfushë ndaj Shtubinës. Gjyqtari vijon lojën, por me shkodranin që nuk po çohej, mendon vetë Pollozhani që të kërkojë të nxjerrin topin jashtë, në shenjë “fair- play”.

- E 77- ta dhe Sefgjinaj shfryn për ndërrimin. Pasi ulet në pankinë shfaq nerva,

duke dëshmuar se nuk e ka pritur aspak mirë vendimin për të lënë fushën e lojës.

- Kale fiton sekonda pas ndërrimit, takon edhe kryesorin. Ky moment krijon ilaritet te tifozët, por nerva te lojtarët e Laçit.

- Tre topa u çanë në pjesën e dytë gjatë ndeshjes. Dy prej të cilëve u çanë nga Danilo dhe Kale, në momentet që lojtarët i zotëronin ata. Ky moment ka tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve. “Ore, kinezë i keni këta topa”. Ndërsa kompozitor­i Aulon Naçi, që për herë të parë vinte në stadium, është shprehur: “Mediat nesër duhet që të kenë si titull ‘ vlonjatët të çajnë topin’”.

- Në minutën e 79-të, administra­tori Sinan Idrizi i tërheq vëmendjen një tifozi nga tribuna, i cili po ofendonte.

- Në minutat e fundit, pas një mundësie për gol të Laçit, pankina kurbinase shfaqet e acaruar në masë, duke u parë që stafi dhe lojtarët të ofendonin nëpër dhëmbë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e tifozëve vlonjatë, që kanë sharë e kanë hedhur çakmakë drejt tribunës së Laçit dhe i drejtohen Memellit: “Ulu, o Guardiola i Laçit”.

- Për herë të parë pas ndoshta shumë vitesh, në stadiumin “Flamurtari” jepen 6 minuta shtesë, por kjo solli acarimin e tifozëve.

- Në minutat shtesë të ndeshjes, në fushë hidhen dy topa. Gjyqtari ndalon lojën dhe thërret Veliun për sqarim se përse në fushë gjendeshin dy topa.

- Laska ikën nga stadiumi para vërshëllim­ës së gjyqtarit. Ai takohet me Idrizin dhe largohet menjëherë.

- Ilir Daja duartrokit­et nga tifozët, të cilët e urojnë për fitoren. “Bravo Daja”. Nga ana tjetër, edhe trajneri i falënderon.

- Në fund të ndeshjes ka tension te pankina e Laçit. Goran Siljanovsk­i kapet me Sabastion Toron. Situata nis që të acarohet edhe më shumë, teksa tifozët shajnë dhe hedhin bidonë në fushë. Në këtë moment ndërhyn policia, e cila afrohet pranë lojtarëve. Por Siljanovsk­i dhe Toro vijojnë debatet e ashpra verbale edhe në tunel, teksa një moment tentojnë edhe të konfrontoh­en fizikisht. Është policia që ndërhyn për të qetësuar situatën.

 ??  ?? Mema dhe Idrizi, duke pozuar pas ndeshjes
Mema dhe Idrizi, duke pozuar pas ndeshjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania