Panorama Sport (Albania)

“Fundi për t’u harruar, duhen afrime”

-

“Nuk dua që djemtë të përsëritin 10-minutëshin e fundit me Laçin. Duhet ta mbyllim sa më parë ndeshjen”. Pas fitores me Laçin, trajneri i Flamurtari­t, Ilir Daja, foli për “Gol pas Goli”. Tiranasi refuzoi të flasë për merkaton, në respekt të futbollist­ëve aktualë. Preku temën e parave, duke garantuar në njëfarë mënyre se paratë merren të gjitha në Vlorë.

Fitore e merituar, por pse vuan skuadra?

E nisëm me një 17-vjeçar, që e përgëzoj për lojën që bëri. Kemi Kalen edhe Alveshin jo në kondicioni­n e duhur. Alvesh vinte pas dëmtimit. Kale dihet që nuk e shtyn dot një ndeshje të plotë. Kishim shumë mungesa. Ndryshimet ishin të sforcuara, pasi lojtarët s’ishin në rolet natyrale. Do të kemi më shumë mundësi për të mos e përsëritur këtë 10-minutëshin e fundit. Kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.

Kur do të vazhdojë në rezultate pozitive Flamurtari?

Në çdo ndeshje kemi ndryshuar formacioni­n, prej dëmtimeve në shumë ndeshje, jo se nuk kemi pasur një 11-she stabël.

Kur Laçi ndryshoi modul, ju vuri në vështirësi nga krahët…

Dy nga tri ndërrimet që bëmë sot(dje), Pollozhani dhe Kale, ishin të detyruar. Më pas vuajtëm që të mos kishim ndërrimet nga krahët, me Ribajn apo Beqajn. Prandaj nuk bëra ndërrime në pozicionet natyrale. Flasim për një sulm të mirë të Flamurtari­t, por shumë pak gola …

Nëse e thoni një sulm super, u referoheni disa lojtarëve që kanë cilësi si Kale, Alvesh dhe Torasa. Po të shikoni minutazhin që kanë pasur, ka qenë shumë i limituar dhe jo në gjendjen e tyre më të mirë. Atëherë do isha dakord me ju dhe do thosha që kam një sulm të frikshëm. Me ndonjë përforcim, por edhe me gjendjen më të mirë të këtyre lojtarëve, do jemi më mirë.

Keni nevojë për përforcime në sulm?

Përderisa thonë ekipet sipër nesh që kanë nevojë për përforcime, edhe ne kemi nevojë përforcime. Na duhet cilësi, jo sa për numër. Nuk mund të them për pozicionet ku do ndërhyjmë, pasi do të më mërzitën lojtarët këto dy javë dhe nuk mund të flas për pozicionet ku duhet të ndërhyjmë. Problemet financiare, a kanë ndikuar në ekip… Nëse do më pyesësh për këto gjëra, nuk kam qenë asnjëherë i informuar, sepse trajneri duhet të rrijë larg. Por natyrisht që jam i përgjegjsh­ëm, se nëse pagesat jepen në kohën e duhur, lojtarët do motivohen. Jam i bindur, do të ndodhë si çdo vit, pagesat do të jepen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania