Panorama Sport (Albania)

“Meritonim pikë, vuajmë në sulm”

-

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, pranoi se skuadra e tij humbi, por sepse kundërshta­ri ka më shumë cilësi. Në emisionin “Gol pas Goli” të “SuperSport”, Memelli analizoi lojën e kurbinasve dhe rrëfeu se kërkon një sulmues nga drejtuesit që të shtyjë topin në rrjetë. Në fjalën e tij, ish-sulmuesi tanimë trajner, tha se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë.

Çfarë i mungon skuadrës?

Nuk i mungon asgjë skuadrës, rëndësia e ndeshjes ka qenë e madhe. Kishim para një ekip si Flamurtari, me lojtarë të mirë. U munduam të ishim të kujdesshëm në fillim. Teknikisht kishim një kundërshta­r që është mirë dhe bën mirë në finalizimi­n. U munduam që të ishim në ekuilibër, por një devijim përfundoi në rrjetë. Vijuam të ishim të kujdesshëm, ndërsa më pjesën e dytë krijuam raste dhe kur them raste flas për fazën sulmuese. Në fazën mbrojtëse bëmë shumë mirë, por në sulm ishim paksa të vakët. Më vjen pak keq për mënyrën se si nuk përqendroh­emi para portës, por ky është futbolli.

E ndieni mungesën e një goleadori në skuadër? Të gjitha skuadrat e mira e kanë një. Shanset i krijon skuadra. Shpresoj të bëjnë mirë në ndeshjet e tjera. Erdhëm për të marrë maksimumin. Bëmë maksimumin, por jo te faza e finalizimi­t. Duke kërkuar rezultatin, skuadra edhe pëson. Vendosja e Gjonit përpara mbrojtjes ishte nga halli? Eler është jashtë, Naidenov është jashtë. Duke parë shtatlartë­sinë e kundërshta­rëve, menduam ta spostonim mbrojtësin në atë pozicion. Goli mund të evitohej nëse Sefgjinaj bënte presion. Devijimi na penalizoi. Dua t’i largoj lojtarët nga përgjegjës­ia. Më shqetëson pjesa e finalizimi­t.

I keni falur një pjesë loje Flamurtari­t…

40 minutat e para ishin për Flamurtari­n, luante në fushën e tij, ka lojtarë me kualitet. Me kalimin e minutave e dija se do i kishim shanset tona. Ai gol ishte aksidental. Si erdhi loja, edhe mund të fitonim. Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë.

A ka mundësi Laçi të mbajë të njëjtin ritëm 90 minuta?

Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Po t’i peshojmë kualitetet, pastaj hyjmë në diskutim. U munduam të ishim të kujdesshëm dhe të merrnim 3 pikët. Ky është futbolli, humbet edhe në ndeshje të tilla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania