Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Lojtarët luajnë të dëmtuar, fitorja s’mjafton për të na shpëtuar

Trajneri i Kamzës: Fitore shumë e rëndësishm­e

-

Ernest Gjoka ka siguruar fitoren e parë në drejtimin e Kamzës, teksa në dy ndeshjet e fundit ka arritur të dalë me katër pikë. Pas triumfit të djeshëm, në deklaratën për "Gol pas Goli" në "SuperSport" Gjoka komentoi vështirësi­të e ekipit sidomos prej dëmtimeve:

Dy muaj pa fituar - "Është fitore shumë e rëndësishm­e! Fitorja të jep moral dhe përqendrim, u desh me patjetër. Tre lojtarë kryesorë u detyruan të dalin nga fusha të dëmtuar, pa harruar që Frashëri bëri sakrificë dhe ndenji në fushë për gati 60 minuta i dëmtuar". Besimi - "Kam besim te skuadra! Na duhet me patjetër të shikojmë gjendjen ku jemi, pasi gjendemi akoma shumë keq dhe kemi problem me dëmtimet. Futbollist­ët luajnë të parikuperu­ar mirë dhe dëmtohen sërish. Edhe tani, nuk po mendoj për fitoren sesa për faktin se çfarë do bëj në ndeshjen e ardhshme me gjithë këto dëmtime".

Qetësia - "Qetësia, marrëdhëni­a, bashkëpuni­mi bëjnë që ekipi të jetë i qetë. E vetmja armë kundër janë pikët. Të tjerat janë shumë mirë". Rënia në të dytën - "Ekipi u duk sikur ishte i lodhur nga dëmtimet e detyruara dhe spostimet prej zëvendësim­eve. Në këto lloj ndeshjesh nuk na intereson bukuria, pasi e rëndësishm­e është që me çdolloj mënyre të arrinim qëllimin. Ky ishte

qëllimi, të merrnim 3 pikët". Zëvendësim­et - "Që në momentin që u detyrova të rikthej Frashërin mbrojtës të majtë, skuadra u prish, pasi deri në atë moment ishim të balancuar. Megjithatë, nuk është se nuk e kërkuam golin e dytë, pasi kishim mundësi ta shënonim të dytin, por nuk patëm fat".

Qarri- Mziu - "Kjo është jashtë funksionit tim si trajner dhe nuk mund të përgjigjem. Uroj që gjërat të jenë mirë, por ato janë marrëdhëni­e private", deklaroi Ernest Gjoka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania