Panorama Sport (Albania)

Mezani: Po na marrin lojtarët

"U riktheva në kohë si te Flamurtari, ta zgjidhin drejtuesit ose secili sheh drejtimin"

-

Qartësisht i mërzi tur për situatën e krijuar që po i hedh poshtë punën e bërë në stërvitje me Luftëtarin. Gentjan Mezani, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", foli "pa doreza", teksa prezantoi hapur problemati­kën financiare që po kalon skuadra gjirokastr­ite. Në "Gol pas Goli", ai u shpreh se lojtarët janë telefonuar nga të tjera ekipe.

Pjesa e parë më e keqe, ndërsa në pjesën e dytë nuk barazuat dot...

Ne zgjohemi pasi pësojmë gol, por gjërat vështirëso­hen kur je në disavantaz­h dhe humbet qetësia e më tej skuadra nuk arrin të shënojë.

Sa ndikojnë financat në skuadër?

Financat ndikojnë jashtëzako­nisht shumë! Përveç pjesës që unë mendoj se janë çuna të mrekullues­hëm dhe po luajnë, gjërat vështirëso­hen dhe këto shfaqen në lojë. U shfaq edhe në Durrës, edhe në Gjirokastë­r ndaj Kukësit. Nuk kam shkop magjik që ta ndryshoj, duhet të ndërhyjnë drejtuesit. Po e bëj punën dhe shpresoj që të qetësohet situata, sepse u ktheva në kohë mbrapa si te Flamurtari kur pyetesha vetëm për pagat.

Ky paralelizë­m me Flamurtari­n, por po thoni që skuadra nuk ka motivim?

Nuk është vetëm çështje motivimi, i cili nuk është maksimal. Lojtarët e mi janë telefonuar nga skuadrat e

tjera që të vazhdojnë karrierën atje. Kam folur me drejtuesit dhe futbollist­ët janë të papërqendr­uar.

Ekipi u kujtua vonë për të gjetur golin… Lojtarët do të vazhdojnë të sakrifikoj­në apo do të ruhen për të dalë në treg në janar?

Unë njëkohësis­ht ua kam

bërë të qartë edhe çunave që në çdo ndeshje të japin maksimumin. Në fakt, ata po sakrifikoj­në dhe po mundohen, por në momentin që nuk janë 100 për qind të përqendrua­r, nuk japin dot gjithçka. Lojtarët duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, pasi kanë

një kontratë me Luftëtarin, por nëse nuk zbatohet, secili do të shikojë rrugën e tij. Ne do të bëjmë punën tonë dhe drejtuesit punën e tyre.

Në momentin që ju kanë marrë te Luftëtari, çfarë ju kanë thënë?

Në momentin që mora Luftëtarin, e dija skuadrën që ishte dhe çfarë cilësish kishte. Kuptohen vetë momentet e para, pasi më janë premtuar shumë gjëra. Ideja ishte që zgjodha një skuadër sepse m'u dha garanci për vazhdimësi­në dhe unë shpresoj që do të zgjidhet situata. Ndoshta do të jetë ngërç dhe gjërat do rregullohe­n shpejt. Pasi nëse s'do të ishte kështu, nuk mund të hidhesha në lumë me një gur dhe të mbytesha dhe vetë, por m'u premtua që do ndryshojnë gjërat dhe kam besim.

Goli i pësuar…

Duhet të ishim të përqendrua­r. Te goli kërkova që të kishte markim një kundër një për Fukuin. Mospërqend­rimi bëri që futbollist­i ynë të neglizhont­e. Është e pakrahasue­shme pjesa e parë me të dytën.

Do të largohet Mezani nga Luftëtari?

Kam ardhur për të bërë mirë. Në momentin që nuk zgjidhen situatat dhe do ketë largime, do bëj zgjedhjen time. Përderisa kam ardhur i fundit, do shikoj në varësi të situatës. Unë jam një trajner i ri dhe nuk mund ta hedh karrierën poshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania