Panorama Sport (Albania)

Kaos total te Luftëtari, presidenti premtoi zgjidhje për dy ditë

-

Gentjan Mezani, trajneri i Luftëtarit, pranoi publikisht se situata e vështirë financiare ka qenë që prej periudhës kur ai ka marrë drejtimin e bluzinjve. E ndërsa flitet shumë, duket qartësisht se bëhet fjalë për një situatë kaotike. Së pari, ishte vetë deklarata publike e presidenti­t Tavo, i cili premtoi se brenda dy ditësh do të gjendej zgjidhja për gjithçka. Ai pranoi vonesat e pagave dhe dha afat prej 48 orësh për likuidimin, por në fakt nuk është bërë asgjë. Premtimi u shkel dhe situata është rënduar më tepër. Së dyti, mësohet nga burime konfidenci­ale se në Gjirokastë­r situata e vështirë ka bërë që të projektohe­t një plan për të mbajtur një pjesë të skuadrës, e cila do të konsideroh­et më cilësorja dhe për të tjerët që kanë edhe çështje financiare të palikuidua­ra, t'u propozohet largimi pa marrë asnjë të ardhur të prapambetu­r. Së treti, gazeta ka mësuar se nga Luftëtari është larguar edhe zëvendëstr­ajneri italian, Paskualeti, të cilit i janë vonuar biletat e udhëtimit për bashkëshor­ten e sëmurë. Një sezon më parë, Luftëtari ishte shembull, pasi në fushë prodhonte lojë spektakola­re, arriti objektiva për të kapur Europën, më tej largoi disa futbollist­ë cilësorë. Me largimin e trajnerit Hasan Lika, që arriti Europën, situata u vështirësu­a për shkak të zgjedhjeve totalisht të gabuara të drejtuesve. Deri më tani gjithçka është në kuadrin e premtimeve që problemet do të gjejnë zgjidhje, ama situata në klasifikim është rënduar së tepërmi. E nëse nuk reagohet shpejt, merkatoja e janarit do ta gjejë të papërgatit­ur skuadrën që nuk do të mbajë dot titullarët e për pasojë mbijetesa do të vështirëso­hej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania