Panorama Sport (Albania)

Kastrioti u pret biletën tre afrikanëve, hapen vendet për merkaton e janarit

Shkon në pesë numri i largimeve nga ekipi krutan

-

Kastrioti u mund nga Tirana të shtunën dhe zbriti sërish në pozitën e fundit në klasifikim, pasi Kamza fitoi ndaj Luftëtarit dhe bëri sërish rokadë poziciones­h me krutanët. Dita e djeshme ka qenë ditë pushimi, ndërsa sot, Kastrioti do të nisë përgatitje­t për sfidën e radhës, të cilën do ta luajnë në “Redi Maloku” ndaj Teutës.

LARGIMET - Krutanët gjatë merkatos së verës afruan në skuadër shumë lojtarë të huaj, mes tyre edhe tre futbollist­ë nga Kameruni, të cilët asokohe, kur skuadra drejtohej nga Elvis Plori, cilësohesh­in si sportistë tejet të rëndësishë­m

e që në të ardhmen do t’i bënin punë skuadrës. Mirëpo, ata nuk arritën të përshtates­hin dot me ekipin dhe që atëherë minutat e marra prej tyre ishin 0, me përjashtim të njërit prej tyre. Tabort Preston u grumbullua disa herë në 18-she, por minutat e marra

prej tij në total ishin vetëm 63 dhe në të gjitha ndeshjet ishte aktivizuar si zëvendësue­s. Edhe me ardhjen e teknikut Stavri Nica, i cili solli revolucion në skuadër, asnjëri prej tyre sërish nuk e bindi 64vjeçarin dhe sërish nuk ishin në planet e teknikut. Të shtunën, tre

kamerunasi­t, pasi biseduan me detaje me drejtuesit, arritën të mbyllnin me marrëveshj­e bashkëpuni­min. Dhe me miratimin e të dyja palëve vendosën që të shkëpusnin marrëdhëni­et përfundimt­are me klubin, duke marrë me vete edhe lejekalime­t. PLANET PËR MERKATON...

Me largimin e tre kamerunasv­e, krutanët aktualisht kanë 5 (pesë) vende vakante. Përpara kamerunasv­e, nga skuadra po me konsensus janë larguar edhe Rrahim dhe Galego. Kjo do të thotë që në merkaton e janarit Nica do të ketë mundësi të afrojë të paktën 5 lojtarë, ose më shumë, pasi nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë edhe të tjera largime. Megjithatë, pavarësish­t këtyre largimeve, tekniku vijon të jetë i qetë, pasi lojtarët që ka grumbullua­r në ndeshjet e fundit i ka të gjithë në dispozicio­n. Bujar Balliu

 ??  ?? Tabort Preston, Adolf Nkembe, Mba Duval në avion drejt Kamerunit
Tabort Preston, Adolf Nkembe, Mba Duval në avion drejt Kamerunit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania