Panorama Sport (Albania)

Debate pas spektaklit në Durrës

"Hajduti thërret, kapeni hajdutin". Lojtari shtë futboll, jo letrat që shkruan ti

- ILIR CARA

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit solli një atmosferë të bukur në stadiumin "Niko Dovana", që ishte mbushur si rrallëherë në vitet e fundit. Komentet, vlerësimet, opinionet dhe debatet kanë vijuar edhe një ditë pas spektaklit në fushë. Spikat një debat thumbues mes ish-sekretarit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së, më pas ish-drejtor i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Eduard Prodani, me kapitenin e Teutës, Tefik Osmanin. Përveç ironisë në debatin mes këtyre personazhe­ve nuk mungojnë edhe akuzat e ndërsjella. Osmani lë të kuptojë se Prodani ka shkruar e firmosur letra, që pa dyshim lidhen me akuzat e vjetra të korçarëve për dënimin e tyre nga UEFA. Prodani i kujton Osmanit problemet që ka pasur me presidentë­t që ka punuar, ndërsa akuzat e letrave anonime i përmbledh me shprehjen: "Hajdutët thërrasin, kapeni hajdutin". Ja debati mes Eduard Prodanit dhe Tefik Osmanit:

Eduard Prodani: "Ashtu si e ka pas traditë, dje Partizani mbushi një stadium ' të vdekur' prej vitesh si ai i Durrësit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për lojtarët. Kur luajnë kundër Partizanit shkëlqejnë dhe lojtarë të zakonshëm për nga cilësitë … Në ndeshjen e djeshme disa lojtarë të Durrësit luajtën në nivele si kurrë më parë… Të dyja ekipet meritojnë një ' bravo'".

Tefik Osmani: "Z. Eduard Prodani po të tregoj traditën e këtij stadiumi ' të vdekur'. Ky stadium mbushet kur ekipi ka rezu-

ltate dhe qytetarët e ndiejnë që duhet të mbështesin ekipin e qytetit të tyre. Nuk është se erdhi Partizani apo ndonjë ekip tjetër me gjithë respektin për të gjitha ekipet e tjera. Dhe më kryesorja lojtarët luajnë gjithmonë shumë mirë në

ndeshje si ajo e djeshmja. Mos e ngatërro futbollin me letrat që shkruan ti ose firmos ti".

Eduard Prodani: "Tefik Osmani. Faleminder­it që më tregon për traditën e Durrësit. Në fakt, ti gjithmonë ju tregon të tjerëve

' traditat' e klubeve, presidentë­t e të cilëve të paguajnë dhe për ' të metat' e atyre klubeve me presidentë­t e të cilëve prishesh në pazar. Apo s'ishte kështu dhe së fundmi? Ndërkohë ndihem keq për ty tek lexoj që u bën jehonë shpifjeve dhe

thashethem­eve mjerane të hajdutëve që thërrasin ' kapeni hajdutin'. Po të them vetëm që sikur të kisha ' shkruar dhe firmosur letra' unë, shumë gjëra do të kishin marrë drejtim kohë më parë. Po mbase nuk është vonë".

 ??  ?? Faksimile të debateve mes Eduard Prodanit dhe Tefik Osmanit
Faksimile të debateve mes Eduard Prodanit dhe Tefik Osmanit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania