Panorama Sport (Albania)

Shehi “shkund” ekipin: Nuk ecet kështu, jemi... Skënderbeu

Klubi vendos heshtje për shtyp, kërkohet kthesa me Luftëtarin

-

Humbja me Kukësin ka shkundur thellë ekipin korçar, pasi ishte rezultati i tretë jopozitiv radhazi, si asnjëherë më parë këtë sezon. Në të tilla kushte, pas barazimit me Tiranën në kryeqytet Skënderbeu ka dy humbje radhazi, një kundër Teutës në shtëpi dhe tjetrën kundër Kukësit në transfertë. Dy humbje që kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e ekipit në renditje, atje ku ndodhet 5 pikë larg Partizanit dhe me të njëjtën kuotë pikësh sa edhe Kukësi i vendit të tretë (30). Një moment i tillë dukshëm është i vështirë për korçarët, aq sa i ka detyruar drejtuesit e klubit të mbajnë ekipin gojëkyçur gjatë gjithë javës përgatitor­e për duelin me Luftëtarin. Një gjë e tillë korçarëve u është komunikuar pas seancës së parë stërvitore të zhvilluar dje, atje ku Shehi pasi ka komunikuar heshtjen për shtyp, ka bërë edhe një mbledhje me

ekipin. Një ekip që dukshëm nuk po funksionon si duhet dhe nuk është aspak i qetë, kishte nevojë për një shkundje. Lojtarët, pa përjashtim, ditën e djeshme u panë në korridoret e stadiumit si hije, pa asnjë humor në fytyrë dhe gjithkush mundohej të fshihej sa më shpejt.

Pikërisht kjo situatë, por më së shumti dy humbjet dhe një lojë aspak e mirë, shtynë Shehin të bëjë një mbledhje me ekipin, për të nxjerrë në pah problemet dhe për të kaluar këtë ngërç psikologji­k. Pas seancës stërvitore, trajneri mbajti ekipin rreth 30 minuta në dhomat e zhveshjes. "E di mjaft mirë se si ndiheni në këto momente, por asgjë nuk zgjidhim kështu. Rezultatet e fundit iu kanë coptuar moralisht dhe kjo gjë është e dukshme qartazi te ju. Të gjithë kemi momentet tona të vështira dhe një periudhë të tillë e kalon çdo ekip. Ne duhet të shohim të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje dhe nuk dilet duke vuajtur atë që ndodhi. Duhet që të rikthehemi me çdo kusht dhe të reagojmë që në ndeshjen e radhës, ndryshe gjërat do të përkeqësoh­en. Si ndryshon situata? Shumë e thjeshtë, të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën dëshirë dhe përkushtim si më parë. Unë jam krenar për ju për të gjithë këtë sakrificë që keni marrë përsipër të bëni. Përtej gjithçkaje, nuk duhet të mendojmë ne për gjëra të tjera, por vetëm te fusha dhe ju këtë e dini shumë mirë. Nuk duhet ta humbisni besimin te vetja dhe aq më pak të nënvlerëso­ni apo të humbisni besimin te shoku. Një gjë të tillë nuk dua ta shoh më apo të shprehet nga ju. Është një situatë që kërkon të jemi të bashkuar dhe të qetë për t'ia dalë mbanë. Kemi përpara ndeshjen e radhës dhe mund ta shohim si ultimatum. Duhet të reagojmë patjetër tani dhe të dalim nga kjo gjendje. Jemi po të njëjtët ne, që vetëm tri javë më parë ishim për titull. Asgjë nuk ka ndryshuar. Të tregojmë se jemi sërish ne, jemi Skënderbeu. Tani dua që pasi të dilni nga kjo dhomë të jeni të qetë dhe nesër (sot) të hyni në stërvitje me një moral tjetër", mbylli mbledhjen trajneri Shehi. Natyrisht që edhe vonesa e vendimit të KAS-it e vështirëso­n më shumë ambientin në Korçë, pasi lojtarët janë të pasigurt për të ardhmen e klubit, sepse pezullimi 10-vjeçar mbetet akoma në fuqi. Kjo vonesë po e vështirëso­n akoma edhe më shumë punën e Shehit për ta mbajtur ekipin e përqendrua­r te futbolli i luajtur. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania