Panorama Sport (Albania)

Kukësi, mjekët gafë me Shkodrën

Në fillimjavë e urdhëruan dy javë pushim, por përsëritja e ekos nuk n"ori probleme

- SKERDILAID SULOZEQI

Një histori sa qe sharake aq dësh përuese dhe për të ardhur keq i ka ndodhur mesfushori­t të Kukësit, Donjet Shkodra, në javën përgatitor­e për ndeshjen me Skënderbeu­n. 29-vjeçari nuk u stërvit në shumicën e ditëve javës së shkuar me ekipin, madje vetëm ditën e enjte ai hyri me grupin, për shkak se lojtari ndiente dhimbje, por më shumë sesa dhimbja, ai u frikësua nga një konstatim i gabuar nga një eko e bërë. Mesfushori kosovar bëri një ekografi në fillim të javës së kaluar, por ekografist­i kishte nxjerrë konkluzion të gabuar, duke i pohuar lojtarit se ai kishte pësuar tërheqje dhe i duhej të qëndronte dy javë jashtë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, ndaj lojtari nuk zhvilloi stërvitje gjatë këtyre ditëve, pasi zbatoi urdhrin e mjekut dhe diagnozës së dhënë, por ajo që ndiente në fushë nuk përkonte me ato çka doktori i kishte thënë, ndaj dhe lindi dyshimi. Kështu që, ditën e fundit para ndeshjes mori ngarkesë të plotë dhe në ditën e përballjes me Skënderbeu­n ai luajti rreth 15 minuta, duke zëvendësua­r Vesel Limajn. Por, çudia zgjati pak, ndonëse lojtari humbi ndeshjen për një konstatim dhe vlerësim të gabuar nga doktori, emri i të cilit për arsye etike nuk bëhet publik. Fill pas ndeshjes, Donjet Shkodra ka zhvilluar një ekografi tjetër, sipas orientimit të klubit, ku u hodhën poshtë të gjitha përshkrime­t e diagnozës së parë. Shkodra, i pyetur nga gazeta për këtë çështje, e pranoi rastin."Po, është e vërtetë. Nuk jam stërvitur javën e shkuar për shkak se një doktor ekografist i paaftë

më dha diagnozë të gabuar, duke më thënë se duhet të qëndroja dy javë jashtë. Ndërsa doktori tjetër që më gjeti klubi e hodhi poshtë konstatimi­n e të parit. Nga tërheqje, doli hematomë. Kjo është e gjithë historia", u shpreh mesfushori i Kukësit për "Panorama Sport".

 ??  ?? Donjet Shkodra, selfie me një tifoz pas ndeshjes me Skënderbeu­n
Donjet Shkodra, selfie me një tifoz pas ndeshjes me Skënderbeu­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania