Panorama Sport (Albania)

Kaçe-Llullaku, dy “zile” Panuçit

Mesfushori shtatshkur­tër realizon me kokë, Llullaku hakërrehet kundër trajnerit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ergys Kaçe dhe Az dren Llullaku i çojnë dy “zile” Kristian Panuçit. Ata që në vitin e parë të trajnerit italian u “harruan” dhe nuk patën një rol protagonis­ti, po shkëlqejnë në kampionate­t e tyre. Ditën e djeshme shënuan dhe i dhanë një mesazh të qartë trajnerit të Kombëtares, që t’i ketë në axhendë dhe t’i ndjekë për sfidat e ardhshme dhe eliminator­et e Kampionati­t Europian.

Shkëlqen Kaçe- Po Shqipëria mos ka në mesfushë Ksavin dhe Iniestën që nuk aktivizohe­t Ergys Kaçe? Kjo ishte shprehja e famshme që qarkulloi disa vite më parë me autor presidenti­n e PAOK-ut. Nuk u vërtetua kurrë nëse ishte thënë realisht, por ka një të vërtetë të madhe brenda saj. Është e pashpjegue­shme sesi një mesfushor me cilësi dhe me tipare si Ergys Kaçe ende nuk është një pikë e palëvizshm­e në formacioni­n e Kombëtares shqiptare. Me Panathinai­kosin po jeton një nga momentet më të mira të karrierës, teksa ditën e djeshme arriti të shënonte gol në ndeshjen kundër OFI Kretë (skuadra e tij humbi 3-1). Si për çudi gjeti rrjetën me kokë, duke u treguar shumë i zgjuar në ndjekjen e një aksioni premtues. Kaçe mori një krosim të mirë nga e majta dhe e devijoi në brendësi të zonës, duke e dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i dytë në këtë sezon të kampionati­t grek për Kaçen, i cili disa javë më parë realizoi një perlë në derbin kundër Olimpiakos­it. Megjithatë, ai vazhdon të jetë ende një futbollist në hije kur bëhet fjalë për Kombëtaren dhe trajneri Kristian Panuçi e grumbulloi në dy ndeshjet e fundit vetëm se Loret Sadiku refuzoi ftesën e tij. Luajti si titullar me Skocinë, por u zëvendësua kur Mavraj mori karton të kuq. Ndoshta, në edicionin e ardhshëm të eliminator­eve mund të jetë një lojtar i rëndësishë­m për formacioni­n kuqezi.

Llullaku s’fal- I kanë mjaftuar vetëm 10 minuta nga futja në fushën e lojës për të lënë gjurmë dhe për të konfirmuar se është një lojtar i pazëvendës­ueshëm për formacioni­n e rumunëve të Astras. Azdren Llullaku ka gjetur golin në fitoren 3-1 të këtyre të fundit ndaj Konkordias. Trajneri nuk i kishte besuar një

fanellë titullari, por Llullaku u fut në fushën e lojës në minutën e 77-të dhe në të 88ën përfiton nga një top i kthyer në zonë për ta dërguar në rrjetë. Madje nuk feston, por sheh i tërbuar nga stoli kundër trajnerit Ky ishte goli i katërt për Llullakun në kampionat, por ai e ka humbur besimin e trajnerit Panuçi dhe nuk është grumbullua­r në ndeshjet e fundit.

 ??  ?? Llullaku nuk feston te goli dhe sheh i irrituar nga pankina
Llullaku nuk feston te goli dhe sheh i irrituar nga pankina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania