Panorama Sport (Albania)

Partizani i pari në Grupin B, Erzeni thyen Studentin

"Demat" i shkaktojnë disfatën e parë Vllaznisë

-

Dje u zhvilluan ndeshjet e ditës së tretë, të vlefshme për eliminator­et e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Kryendeshj­a e ditës ishte përballja e Grupit A, ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit. Të dyja skuadrat e kishin siguruar një ditë më parë kualifikim­in dhe luftohej për vendin e parë në grup. Partizani ishte në një ditë mjaft të mirë dhe i shkaktoi humbjen e parë sezonale Vllaznisë, duke i mposhtur 3-1. Erzeni nuk fal dhe thyen Studentin pastër 3- 0, ndërkohë që fitore morën edhe Farka Volej e Skënderbeu.

Grupi A - Partizani siguron vendin e parë në grup, teksa ka mundur në përballjen direkte Vllazninë me shifrat 3 me 1. Dy setet e para kanë qenë me një rivalitet të madh, ndërsa më pas nuk ka pasur më histori. Kështu, seti i parë u përket shkodranëv­e, të cilët e fitojnë ngushtësis­ht 25-23. Partizani merr revansh në setin e dytë, ku fiton 26-24. Më pas bie ritmi i shkodranëv­e, të cilët e lëshojnë ndeshjen dhe humbasin thellësish­t 25- 12. E njëjta histori vazhdon edhe në setin e katërt, me të kuqtë e kryeqyteti­t që nuk e vënë në diskutim dhe fitojnë 25- 18, duke u mbyllur 3 me 1. Kështu, Partizani merr vendin e parë në grup, ndërsa Vllaznia e dyta, duke u kualifikua­r të dyja më tej. Në takimin tjetër Skënderbeu ka mundur pastër Elbasanin në shifrat 3- 0 me sete, në ndeshjen e fundit të grupit, por pa ia dalë dot që të kualifikoh­et më tej. Ndërkohë, Elbasani i mbylli të tria ndeshjet pa fituar dot asnjë set, ndonëse iu afrua shumë në disa raste. Sa i përket ndeshjes, në dy setet e para nuk ka munguar rivaliteti në lojë, por gjithsesi korçarët tregohen më të saktë në mundësitë e tyre dhe ia dalin që të fitojnë dy setet e para në shifrat 25-19. I treti ishte disi më i lehtë për Skënderbeu­n, pasi e mbyllën ndeshjen me shifrat 25-15, duke siguruar në këtë mënyrë edhe fitoren.

Grupi B - Erzeni regjistroi fitoren e dytë në Kupë duke mposhtur Studentin me rezultatin e pastër 3-0. Shijakasit e dominuan të gjithë ndeshjen ndaj skuadrës kryeqyteta­se, duke i fituar të tria setet pa shumë mundim. 25- 19 u mbyll seti i parë, ndërkohë seti i dytë dhe i tretë u fituan me rezultatin e njëjtë 25-12. Kështu, skuadra e Arben Sakos nuk fal dhe arrin të fitojë tri pikë të tjera të rëndësishm­e për kualifikim­in për në fazën gjysmëfina­le. Ndeshja e dytë e këtij grupi vendosi përballë Farkën dhe Teutën. Kryeqyteta­sit morën fitoren e tyre të dytë në po kaq ndeshje të luajtura, duke mundur lehtësisht 3-0 Teutën dhe tashmë ndodhen në kuotën e 6 pikëve. Kujtojmë që në Grupin B do të luhet edhe në datat 16 dhe 17 dhjetor, për shkak se numri i skuadrave është më i madh se në Grupin A.

V.Mema/A.Lleshaj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania