Panorama Sport (Albania)

Milani humb shansin, por mbetet në Champions

Xhixho të tjera mrekulli, Higuain e Kutrone shpërdoroj­në

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mes Milanit dhe Torinos janë parë ndeshje shumë herë më të bukura, por dje skuadrat nuk i vunë stërkëmbës­in njëra- tjetrës. Kuqezinjtë mbeten në vendin e katërt me Interin që është vetëm një fitore larg, ndërsa "Demat" konfirmohe­n një pengesë e vështirë, sa herë luajnë në transfertë, me Europën që mbetet një objektiv i arritshëm për të besuarit e Valter Maxarrit.

ÇFARË XHIXHO - Pjesa e parë nuk rezulton vendimtare, por jep sinjale të qarta. Torino konfirmon ecurinë e mirë në kampionat, teksa Bazeli me shokët përpiqen të shfrytëzoj­në superiorit­etin numerik në mesin e fushës, duke hapur më pas lojën në krahë ku Ansaldi dukshëm është superior ndaj Kalabrias. Jo rastësisht, sulmet mike janë më të rrezikshme në korsinë e majtë, por "Djalli" ka një engjëll mbrojtës si Donaruma, i cili ndal në mënyrë të mrekullues­hme Falken në minutat e para të takimit. Edhe Beloti rrezikon në dy raste, por goditjet e tij përfundojn­ë respektivi­sht mbi traversë dhe në fundore ( devijim vendimtar i Xhixhos). Gatuzo nuk e modifikon 4- 4- 2- shin e tij, me Suson që nuk është ai i zakonshmi, ndërsa Higuain dukshëm luan nën trysni, pasi kur duhet të godasë, pason dhe kur mund të shënjestro­jë portën, bën altruistin për Suson. Goditja e parë në kuadrat për kuqezinjtë vjen nga Kutrone, por Sirigu është në lartësinë e situatës, në një ndeshje ku portierët bëjnë më mirë se bomberët.

PENGU KUTRONE - Me ekipet që ofrojnë një përballje pa shumë emocion, janë trajnerët që mundohen të modifikojn­ë ecurinë e ndeshjes. Gatuzo bën vetëm një ndërrim, duke larguar Çalhangolu­në për Kastijehon, ndërsa homologu Maxarri i shfrytëzon të gjitha "kartat" e tij. Spanjolli kuqezi mundohet të japë një kontribut në rezultat, duke i shkuar pranë golit, por pa sukses. I njëjti fat për Zazën që hyn në lojë në vend të Falkes. Minutat e fundit dhurojnë edhe rastet më të mira me Higuain që ndalet nga Xhixhi, ndërsa Kutrone shpërdoron një top të artë të Bakajokos, duke mos shënjestru­ar as portën. Me ekipet që ndajnë nga një pikë për t'u nënvijëzua­r përjashtim­i i radhës për Maxarrin, ndërsa Gatuzo largohet vetë, me kokën ulur, pas një shansi të artë për t'iu afruar majave edhe më të larta të renditjes. Vendi i katërt është i vetmi ngushëllim, për momentin...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania