Panorama Sport (Albania)

Zbarkon Paketa: Ditë e veçantë, zgjodha Milanin për historinë

Dje në "San Siro" për të ndjekur skuadrën, sot e presin vizitat mjekësore

-

Lukas Paketa u nis nga Brazili ditën e shtunë dhe pas 14 orësh udhëtimi, më në fund mbërriti në Milano dje në ora 11:08. Zbarkimi i tij në aeroportin e Malpensas u gjallërua nga një mori tifozësh dhe gazetarësh, megjithatë pas një nate në fluturim dhe thuajse pa gjumë, braziliani i dribloi të gjithë ata që e prisnin me një fjali. "Zgjodha Milanin për historinë", ishte gjithçka tha 21-vjeçari për të cilin kuqezinjtë do të derdhin 35 milionë euro në arkat e Flamengos. Sulmuesi u prit nga një delegacion kuqezi, në të cilin nuk bënin pjesë Leonardo dhe Maldini, por sidoqoftë ai nuk ishte

vetëm. Paketa kishte ardhur me prindërit dhe bashkëshor­ten, teksa përpara se të drekonte me drejtuesit e "Djallit", ai u akomodua në një hotel në qendër të Milanos për të pushuar pak pas gjithë atij udhëtimi të gjatë. AXHENDA - Fjalëpak, por shumë i buzëqeshur Paketa në

ditën e tij të parë në qytetin ku do të hedhë hapat e para të karrierës së tij europiane. Në orët e para të pasdites, braziliani u takua me Maldinin dhe Leonardon. Pikërisht ky i fundit ishte vendimtar në zgjedhjen e djaloshit dhe ecurinë e bisedimeve për transferim­in e tij. Kontaktin e parë më shokët e rinj të ekipit e pati në ambientet e stadiumit "San Siro", teksa nga tribuna vërejti për herë të parë skemat në të cilat duhet të integrohet dhe tifozërinë, e cila mezi pret ta brohorasë. Prania e tij nuk rezultoi fatsjellës­e me Milanin, që mori vetëm një barazim ndaj Torinos. Pas ndeshjes së djeshme, sulmuesi 181 centimetra i gjatë u rikthye në hotel. Sot do të jetë një tjetër ditë e veçantë për të, pasi do të vizitojë qendrën stërvitore të "Milanello"-s ku do të kryejë edhe disa teste atletike.

HERA E PARË - Paketa do të qëndrojë në Milano deri të premten e më pas do të kthehet në Brazil, ku do të qëndrojë rreth dhjetë ditë. Ai do të prezantohe­t zyrtarisht më 2 ose 3 janar, datë në të cilën do të jetë në dispozicio­n të trajnerit Xhenaro Gatuzo. Teorikisht, 21vjeçari i ardhur nga Flamengo mund të debutojë me fanellën e Milanit më 16 janar në Xheda, Arabi Saudite, ku kuqezinjtë do të luajnë finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit. Për momentin, kënaqësinë e tij e ka ndarë në rrjetet sociale, si zakonisht, kur dje në mbrëmje shkruante: "Një ditë e veçantë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania