Panorama Sport (Albania)

Leonardo: Ibra nuk vjen

"Do të kishte qenë një histori e bukur, por Zlatan ka një pakt me Galaksinë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gatuzo ka disa ditë që u "këshillon" mediave të pyesin drejtuesit për merkaton dhe dje ka ardhur më në fund një koment nga Leonardo, arkitekti i blerjeve të Milanit, i cili ka sqaruar disa nga argumentet më pikante rreth kuqezinjve.

A do të ndërhyjë Milani në merkato gjatë janarit?

Po flasim për një ekip që ndodhet në vendin e katërt. Të mos harrojmë me sa shumë vështirësi e nisëm sezonin. Nëse do të kishim në dispozicio­n të gjithë lojtarët e organikës, mund të konkurroni­m denjësisht për katër vendet e para. "Fair Play Financiar" është kthyer në një mozaik dhe na duhet të presim vendimet e UEFA-s përpara se të përcaktojm­ë rrugën për t'u ndjekur. Pronarët kanë dëshirë për të realizuar disa gjëra, por kemi kufizime për të respektuar. Me një sulmues dhe një mesfushor, ky Milan mund të përmirësoh­ej ndjeshëm".

Ibrahimovi­ç është emri i nxehtë, a do të vijë?

Ibra na kishte dhënë fjalën mbi pozicionin e tij, duke na shpjeguar se nëse Galaksia i plotëson kushtet, ai do të qëndronte. Ai është një njeri i besës dhe, meqë i kanë plotësuar kërkesat, do të qëndrojë në SHBA. Do të kishte qenë një histori e bukur dhe do të na kishte dhënë një peshë të rëndësishm­e, por ja që nuk do të jetë e mundur. Tani kemi Kutronen, është 20 vjeç dhe ka një situatë ndryshe përpara.

Po për Fabregas, cila është situata?

Po vlerësojmë disa aspekte, po shohim mundësitë, por deri tani nuk kemi bërë asnjë

ofertë. Po vlerësojmë kushtet me qetësinë e duhur.

Ibra dhe Fabregas ishin dy ide, ndërsa konkrete është ardhja e Paketës.

Lukasi është një përforcim i rëndësishë­m. Është i ri, por do të na ndihmojë shumë. Nëse rikuperojm­ë disa të dëmtuar, trajneri do të ketë më shumë alternativ­a në stol,

sepse alternativ­a në aspektin e moduleve kemi disa.

Gjatë javës pritet sanksioni nga UEFA, çfarë prisni?

Dimë që mund të ndëshkohem­i ekonomikis­ht. Të shohim çdo të ndodhë përpara se të vendosim për planet tona. Është fakt që bilanci ynë është negativ, ndaj hapat, që do të bëjmë, do të jenë të ngadaltë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania