Panorama Sport (Albania)

Gatuzo "Fituam një pikë, Bakajoko me zor nxjerr dy fjalë"

-

Mes mungesash dhe shumë vështirësi­së Milani i tij dhuroi një tjetër provë karakteri. Ajo ndaj Torinos, vlejti vetëm një pikë, por Gatuzo në konferencë për shtyp vlerësoi të tjera aspekte.

NDESHJA - Ishim të vetëdijshë­m që do të luanim ndaj një ekipi që këtë vit ka bërë shumë mirë në transfertë. Krijuam, vuajtëm, por shumicën e kohës bëmë ndeshjen që duhej të bënim. Nuk shënuam, por djemtë më pëlqyen".

HIGUAIN - Në fakt, Gonzalo as që duhej të luante sepse shpina vazhdon t'i krijojë probleme. Është lojtar shumë i rëndësishë­m për Milanin dhe krijoi disa situata interesant­e. Fakti që nuk stërvitet me vazhdimësi po e penalizon jo pak". ZËVENDËSIM­ET - Fakti që mungojnë shumë lojtarë është i dukshëm. Kemi shumë ndeshje dhe më duhet të mendoj për të fituar sa më shumë prej tyre. Mbase me një mesfushor dhe një sulmues më shumë do të kishim ndonjë alternativ­ë gjatë ndeshjeve, por është e kotë të flasim tani. Sot (dje) bëmë një ndeshje pozitive dhe kjo ka rëndësi sepse të tilla takime ishin ato që humbitnim disa kohë më parë, ndaj nuk mund të them se sot humbëm dy pikë. MERKATO - Nuk është e drejtë që të flas për merkato, është mungesë respekti pas një serie ndeshjesh të mira të këtij grupi. Unë jam për të stërvitur skuadrën. Djemtë i shoh pozitivë, megjithëse kemi shumë të dëmtuar. Më duhet t'i kompliment­oj. BAKAJOKO- Është përmirësua­r shumë, sidomos në nivel taktik. Mbulon topin, sulmon hapësira dhe ndal shumë aksione. Më vjen mirë që po flet me fakte sepse në jetë nuk është ndonjë llafazan i madh. Mundohemi më kot t'i nxjerrim ndonjë batutë, por siç thashë, është një djalë që nuk flet shumë. Mund të them që ka kurajë në mënyrën se si vishet, ka personalit­et dhe stil, ndonjëherë më duket si lojtar basketboll­i".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania