Panorama Sport (Albania)

Me PSV-në ndeshja e sezonit, ja si luan Interi

Nesër sfidë për rritjen e klubit, prestigjin dhe… pará të tjera

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka gabuar shumë, nuk mund t'i lejojë më vetes hapa falsë. Interi ka ezauruar bonuset dhe gjatë 30 ditëve të fundit negative ( vetëm një fitore, 3- 0 kundër Frozinones, në gjashtë ndeshje), ka shpërdorua­r mundësinë për të planifikua­r me letër e laps në dorë. Nesër në "San Siro" (në orën 21:00) kundër PSV Eindhoveni­t, sfida është e vështirë dhe rrezikon të hedhë poshtë objektivin e parë të sezonit: 1/8-at, që megjithëse nuk shihej e lehtë pas shortit, do mbeteshin peng. Do të varet gjithmonë edhe nga Barça, që në "Camp Nou" pret Totenhemin.

DISTANCA - Interi, megjithatë, është me shpatulla pas murit dhe i mbushur nga hidhërimet. Humbja në "Allianz Stadium" (1-0) kundër bardhezinj­ve nënvizoi diferencat me kryesuesen, por më shumë në lojë sesa për cilësi të lojtarëve: e kotë të diskutohet, mungon ende diçka. "Lejuam shumë kundërsulm­e, gabimet teknike ishin banale. Këto bëjnë diferencën", u shpreh trajneri pas supersfidë­s.

NAINGOLAN - Aspekte që duhet të marrin menjëherë një kthesë, së paku për të bërë detyrën personale. E lehtë të thuhet, jo të bëhet: sepse Spaleti kundër holandezëv­e nuk do ketë sërish në gatishmëri Raxha Naingolani­n, shënues në sfidën e parë në Eindhoven. Pritet që belgu së paku të jetë prezent në stol. Gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme, ndërsa grupi zikaltër studionte me video PSV-në, mesfushori punoi pjesërisht me skuadrën. Vendimtare do jetë gjithmonë stërvitja e sotme, për të kuptuar nëse stafi mjekësor do të japë "OK"-in.

SA SHUMË MILIONA! - Luhet, gjithmonë, edhe për arkat e klubit: pjesëmarrj­a në

Champions i ka garantuar pará të rëndësishm­e mes kualifikim­it (15.3 milionë euro), renditjes (17.7), rezultatev­e (2 fitore dhe 1 barazim, për një total prej 6.3) dhe klasifikim­it në kampionati­n 2017-'18 (2.5). Në tërësi, 41.8, shifër të cilës mund t'i shtohen me 1/8-at

edhe 20 milionë: biletat, 2.7 milionë për fitoren, 9.5 për kalimin e fazës dhe, gjithmonë nëse Barça nuk bën "shaka", dueli me një "big" në turnin me eliminim direkt do garantonte 4 të tjerë. Interi, pra, luan shumë: prestigj, të ardhura, rritje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania