Panorama Sport (Albania)

osta premton E mb llim të parët në Champions

"!nteri më pëlqeu, "apoli i #n$elotit tremb më shumë"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Duglas Kosta është gati dhe, me shumë mundësi, mund ta nisë titullar kundër Jang Bojsave, pasi Masimilian­o Alegri dje ka provuar një rreshtim 4- 2- ‚ - ƒ me  onaldon, Dibalën dhe braziliani­n pas shpatullav­e të Manxukiçit. Gjithsesi, luan ose jo, anësori i Juventusit ka një objektiv të vetëm„ "Në kampionat kemi vendosur një rekord të rëndësishë­m, por ne duam të fitojmë, ndonëse këto statistika vlerësojnë të gjithë punën e bërë deri tani. Në Serinë A kemi një marsh fantastik, por të mërkurën kemi një objektiv të parë sezonal për të arritur, duam me çdo kusht vendin e parë në grupet e …hampions-it. Sigurisht që këtë objektiv mund ta kishim mbyllur me kohë, nëse nuk do ishim përgjumur ndaj Junajtid, por gjithsesi, ky fakt na motivon edhe më shumë që të jemi agresivë që në fillim ndaj Jang Bojsave. Në Europë nuk ka ndeshje të lehta, për më shumë që do të luajmë në transfertë, por ne ndihemi dhe jemi shumë më të fortë sesa zviceranët, prandaj jam i bindur kur them se do të marrim tri pikët dhe do ta mbyllim të parët, - shprehet Kosta, i cili ndalet edhe te ndeshja e fundit me Interin dhe e ardhmja e kampionati­t. - Interi më pëlqeu, luajti si i barabartë me ne, por është Napoli i Karlos Ançelotit, rivali ynë kryesor. Forca e tyre e shtuar sivjet është pikërisht trajneri. Ançelotin e njoh dhe e vlerësoj stilin e tij të lojës që te Bajerni ku më stërviste. E vlerësoj shumë si trajner, ishte gjithmonë korrekt me mua, por pikërisht për lojën që ai ofron do të jetë edhe më bukur që ta mundim në fund dhe të fitojmë titullin e tetë radhazi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania