Panorama Sport (Albania)

Juve kanibalësh, ja rekordet >ë mund të tentojë sivjet

-

Torino, Roma, Atalanta dhe Sampdoria. Në përfundim të fazës së parë ose në 20 ditët e ardhshme, Juventusi ka realisht rastin që të mund t'i vërë fjalën "fund" kampionati­t ose më saktësisht të bëjë të mundur që pjesa e dytë e Serisë A të shndërrohe­t në një çështje personale për bardhezinj­të, në sensin që mund të jenë stimujt e grupit, ato të cilët mund të bëjnë diferencën, përballë një udhëtimi, që thuajse pas çdo etape vendos një primat të ri. Nuk mjaftojnë 43 pikët e grumbullua­ra pas 15 javësh dhe diferenca +8 nga Napoli i vendit të dytë? Atëherë janë tek janë një seri rekordesh që Juventusi ka vënë në shënjestër, duke parë sprintin e tyre spektakola­r deri tani. Nëse Alegri dhe "banda" e tij do të vazhdojnë me këtë shpejtësi, atëherë seri dhe numra të rëndësishë­m kombëtar e ndërkombët­ar mund të shndërrohe­n në disa objektiva të vegjël, por thjesht edhe për të mos u mërzitur në pjesën e mbetur të kampionati­t, pas supremacis­ë që ata kanë vendosur prej 7 vitesh dhe vazhdojnë ta tregojnë edhe sivjet.

PIKËT DHE GOLAT- Mbi totalin e mundshëm, Juventusi duelon me veten, me Juventusin e Antonio Kontes të vetëm pesë viteve më parë, kur skuadra e mbylli kampionati­n 2013-2014 me 102 pikë. Projektimi në varësi të hapit që po mban deri më sot "Zonja e Vjetër", të çon të mendosh se Ronaldo me shokë mund të prekin 108 pikët. Mahnit edhe ajo që Kielini e Bonuçi, të vetmit e epokës fituese të fundit që kanë mbijetuar, së bashku me Barzaljin, pas dy golave të pësuar brenda tre minutash ndaj Mançester Junajtid, kanë blinduar portën, duke e mbajtur të paprekur atë prej pesë ndeshjesh radhazi. Sot e kësaj dite, termi ndërkombët­ar është "clean sheet" ose thjesht ndeshje pa pësuar gol. Aktualisht, Juventusi është në kuotën 8 dhe synon rekordin e Çelsit të sezonit 2004-2005 me 25 ndeshje, pa pësuar gol. Po golat e pësuar në total gjatë sezonit? Rekordi i përket Kaljarit, me vetëm 11 të pësuar në vitin 1970. E vështirë duket arritja e golave të shënuar, sepse 125 tëTorinos në sezonin 1947-1948, duken një kuotë e frikshme, ndonëse nëse Ronaldo ndizet në shifrat e viteve të fundit te Reali, asgjë nuk është e pamundur.

FITORET - Për sa u përket fitoreve në kampionat, deri tani Juventusi numëron 14 të tilla në 15 takime (1 barazim), por edhe këtu betejën "Zonja" e ka me veten, të përmirësoj­ë 33 sukseset e Kontes apo edhe 32 të Barcelonës dhe Mançester Sitit. Dhe për të mos i munguar vetes asgjë, ky Juventus mund ta mbyllë edhe si i pamposhtur kampionati­n, siç ka mundur të bëjë Atletiko Bilbao në 1929-1930 apo edhe Juventusi 2011-2012. Dhe në fund, diferenca nga ndjekësja më e afërt... Sigurisht që 31 pikët e PSG-së ndaj Lionit në 2016-ën duken thuajse të pamundura, edhe sepse niveli i Serisë A me Ligën franceze as që mund të krahasohet. Por, me këtë Juve, gjithçka mund të ndodhë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania