Panorama Sport (Albania)

Lëv: Vetëm Nojer e ka të sigurt vendin

“S’do qëndroj sa kam qëndruar, Reali një klub që më pëlqen”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, komentoi gjatë një interviste për “ZDF-Sportstudi­o” se ai ka ndërmend ta ndërtojë skuadrën e tij të re të Gjermanisë rreth 4 veteranëve kampionë bote të Bajernit të Mynihut. “Pancerat” e nisin sezonin e tyre të ri në mars 2019, me kualifikue­set e kampionati­t Europian 2020. Për situatën aktuale të Mats Humelsit ( 29 vjeç), Zherom Boatengut ( 30) dhe Tomas Mylerit (29) në përfaqësue­se, Jogi tha: “Fakti është se ata mund të luajnë për Gjermaninë kur janë në formë”. Por ai nënvizoi gjithashtu se me formën aktuale, ata nuk kanë vend në ekipin e tij. Lëv nuk dëshiron që të ndryshojë me çdo kusht përbërjen e skuadrës së tij, por dyshja e qendërmbro­jtjes, BoatengHum­els, nuk është më titullare. Këtë e ka treguar edhe me zgjedhjet e tij, ku në 3 ndeshjet e fundit të “pancerave”, Boateng mungoi (kundër Francës 1-2 në Ligën e Kombeve, Rusisë 3- 0 në miqësore dhe Holandës, 2-2 në Ligën e Kombeve). Humels nuk u grumbullua me Rusinë, por me Holandën luajti 90 minuta. Vetëm për kapitenin Manuel Nojer (32 vjeç) ai jep garanci. “Ter Shtegen është një lojtar i klasit botëror, por nëse diçka e jashtëzako­nshme nuk ndodh, atëherë Nojer do të jetë numri 1 deri në Europian, absolutish­t. Ai është kapiteni ynë dhe i rëndësishë­m për skuadrën. Ka qenë portieri më i mirë në botë prej shumë vitesh dhe pas Botërorit zhgënjyes ka rigjetur formën pas atij dëmtimi të gjatë. Ter Shtegen do ta ketë shansin e tij në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Ai është në një nivel shumë të lartë dhe po luan shkëlqyesh­ëm”. 58vjeçari preku edhe temën e Ozilit, marrëdhëni­a e tij me të cilin duket se është krisur përfundimi­sht. “U zhgënjeva jashtëzako­nisht shumë që ai nuk më informoi personalis­ht për vendimin e tij (tërheqjen nga kombëtarja pas skandalit të racizmit që shpërtheu prej fotos me presidenti­n turk, Erdogan). Të gjithë e dinë që unë jam gjithnjë gati të flas, por për të dialoguar duhen dy vetë. Deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal nga Ozil. Do më kishte pëlqyer që të kishte shkuar ndryshe”.

E ARDHMJA – “Një pjesë e madhe e kohës sime si tra- jner i kombëtares ka përfunduar. Vjen një moment që duhet të mendosh se çfarë do bësh më pas dhe unë vazhdoj të mbetem i interesuar për të drejtuar një klub, por mendoj se do jetë jashtë Gjermanisë”. Kontrata aktuale e tij me DFBnë skadon në 2020, por eliminimi i papritur nga Botërori dhe figura e keqe në Ligën e Kombeve kanë rihapur temën e divorcit pas një martese të nisur në vitin 2006. Përpara Botërorit ai u kontaktua nga Reali për të zëvendësua­r Zidanin, por tani gjërat kanë ndryshuar: “Reali është një klub interesant për çdo trajner”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania