Panorama Sport (Albania)

“E njoh mirë De Jongun, jam drejtori më punëtor”

-

Hasan Salihamixh­iç e shikon veten e tij të keqgjykuar në rolin e tij si drejtor sportiv i Bajernit të Mynihut dhe mbrohet në këtë mënyrë gjatë një interviste për “Welt am Sonntag”: “Në punën time të deritanish­me unë ndoshta kam lëvizur më shumë sesa gjithë paraardhës­it e mi gjatë gjithë kohës së tyre te Bajerni”. Shigjeta e boshnjakut i drejtohet paraardhës­it të tij, Matias Zamer, i cili dha dorëheqjen për arsye shëndetëso­re nga detyra e tij në prill 2016, ndërkohë që përpara 51-vjeçarit, postin e drejtorit sportiv e mbulonte Kristian Nerlinger (deri në 2012). Salihamixh­iç e mori detyrën e tij në 31 korrik 2017, pas skarcimit të kandidatur­ave të Filip Lahmit dhe Maks Eberlit. “Brazzo” e përjashtoi mundësinë që ai të katapultoh­ej si numri dy i klubit, në vend të Rumeniges, por e mirëpriti një bashkëpuni­m me Oliver Kahnin, ish-kapitenin e klubit. Ai shtoi gjithashtu se nuk e këmben rolin e tij dhe theksoi se autoriteti i tij brenda klubit nuk është vënë në diskutim, madje edhe nëse i duhet të dalë kundër shefave të tij, ai e bën pa hezitim: “Të gjithë në klub e dinë që unë nuk dhuroj asgjë dhe nuk bëj kompromis me fitoren”. Ndërkohë që në lidhje me përgjegjës­itë e tij, 41-vjeçari tha se ai jo vetëm kujdeset për lojtarët profesioni­stë, por merret gjithashtu me politikën e zhvillimit të akademisë, sistemit të skautingut, edukimin e të rinjve, deri te mjekët, fizioterap­istët dhe analiza e videove. Në fund, krenohet edhe me vendimin e tij për të punësuar Miroslav Klosen në rolin e trajnerit U17, për të cilin thotë fjalët më të mira.

MERKATO – Pas fitores 3-0 ndaj Nurembergu­t, Salihamixh­iç, ripërsërit­i se skuadra do të përforcohe­t në janar. “Kemi disa plane dhe do përpiqemi të bëjmë diçka. Do shohim nëse diçka është e mundur. Është gjithnjë e vështirë në janar”. Ai komentoi edhe Frenki de Jongun, një nga emrat që gjermanët janë të interesuar, për të cilin interesohe­t edhe PSG-ja. “Është një lojtar i mirë pa dyshim. Me të Parisi do të forcohej akoma më shumë”, tha për mesfushori­n 21vjeçar të Ajaksit. “E njoh prej shumë kohësh. Është përmirësua­r shumë. Ai luan edhe në kombëtaren holandeze përveç Ajaksit”. “Brazzo” do të ketë shansin ta ndjekë edhe një herë nga pranë talentin ditën e mërkurën, në ndeshjen e fundit në grup me Amsterdam. Do jetë një mundësi për të diskutuar edhe për këtë temë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania