Panorama Sport (Albania)

Humbet një pjesë të gjuhës, portieri bëhet hero

-

Është shansi i jetës, ai për të cilin Andreas Luthe nuk do të hiqte dorë për asgjë në botë. Aq sa luajti edhe pse prej javësh ka një gisht të thyer dhe mbeti në fushë të shtunën kundër Bajer Leverkusen­it, edhe pasi kishte kafshuar një pjesë të mirë të gjuhës pas një përplasjej­e me sulmuesin e “aspirinave”, Kevin Foland, në minutën e 30-të. “Mjekët më pyetën nëse mund të vazhdoja të luaja, sepse u isha përgjigjur mirë të gjitha pyetjeve të tipit: Si quhesh...? Ku ndodhemi...? etj... Doja të qëndroja me çdo kusht në fushë”, thotë portieri i Augsburgut, i cili është bërë këtë fundjavë hero në mënyrë të papritur në Bundesligë dhe jo vetëm për tifozët e tij, por edhe për ata të klubeve të tjera që vlerësojnë sakrificën e tij.

KARRIERA– Në moshën 31vjeçare, ai ka pasur një karrierë modeste ( ka luajtur vetëm për Bohumin dhe Augsburgun), duke regjistrua­r 154 ndeshje në Bundesligë­n 2. Por në Bundesligë ai ka ngrohur gjithnjë stolin. Në tri sezonet e tij të para në elitë, i pari në 2009-‘ 10 me Bohumin, pastaj në 2016-‘ 17 dhe në 2017-‘ 18 me Augsburgun, ka luajtur vetëm 7 ndeshje. Edhe këtë vit e nisi si portier i dytë, por kur Gifer nuk e bindi trajnerin Baum, pas katër javësh ai zgjodhi Andreasin mes shtyllave dhe tani është ai titullar. Gjatë daljes në duelin me Foland, gjuri i sulmuesit të Leverkusen­it e goditi në kokë, duke i shkaktuar humbjen e një pjese të gjuhës dhe dëmtuar edhe një dhëmb. “Kam një vrimë në gjuhë, mungon një pjesë. Humba gjak dhe pështyja gjatë gjithë ndeshjes”. Kur gazetari e “Sky Deutschlan­d” i kërkoi ta tregonte gjuhën, Luthe refuzoi: “Mendoj se janë imazhe delikate dhe nuk dua ta tremb askënd”. Andreas nuk ka qenë kurrë një personazh banal, pavarësish­t se njihet pak. Ai është një prej themeluesv­e të fondacioni­t “In safe Hands”, me të cilin ndihmon adoleshent­ët me histori delikate, për t’i riintegrua­r në shoqëri. Në të shkuarën, Luthe ka studiuar informatik­ë, është i apasionuar pas filozofisë dhe një vegjetaria­n besnik. U ka dhënë gjithnjë rëndësi gjërave të tjera në jetë, jo vetëm futbollit. Por këtë sezon i është dhënë shansi që pret prej një jete. Prandaj qëndron në portë edhe me një gisht të thyer, një dhëmb të krisur dhe një vrimë në gjuhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania