Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Titullin mund ta fitojë kushdo... por “injoron” Junajtid

Trajneri i Sitit lë jashtë rivalët nga gara për Premier Ligën

-

Pep Guardiola është i qetë pas humbjes me Çelsin dhe rrjedhimis­ht edhe të kreut. Për trajnerin e Mançester Sitit, lufta për titullin është e hapur për të gjitha skuadrat, me përjashtim të rivalëve të Junajtid, të cilët ai i lë jashtë ekipeve pretendent­e. Blutë e Londrës i dhanë fund pathyeshmë­risë së kampionëve të Anglisë me fitoren 2-0 në “Stamford Bridge”, disfatë nga e cila përfitoi Liverpuli pas fitores 4-0 ndaj Bornmëthit, duke u ngjitur në vend të parë. Skuadra e Sarrit u bë ekipi i parë që i mundi “qytetarët” në kampionat që prej Mançester Junajtid në prill, duke u thyer rekordin të 22 ndeshjeve pa humbje. I pyetur pas ndeshjes për garën për titull, Guardiola tha: “Ne jemi në dhjetor. Nëse më pyesni nëse Liverpuli mund ta fitojë Premier Ligën, unë do përgjigjem ‘po’. Nëse më pyesni në këtë moment nëse Totenhemi, Çelsi apo Arsenali mund ta fitojnë titullin, unë do të përgjigjem ‘po’. Të gjithë mund ta fitojnë Premier Ligën”. Është folur shumë se këtë sezon Siti mund

ta mbyllte sezonin pa humbje, duke përsëritur rekordin e Arsenalit, skuadrës së vetme që e ka mbyllur sezonin pa humbje. “Të gjithë më pyesin për këtë. Sezonin e shkuar ne humbëm në të njëjtën periudhë. Unë iu thashë se kishte për të ndodhur. Përpara ndeshjes me Çelsin e përsërita që do të ndodhë. Ne nuk jemi këtu për të qenë të pamposhtur, por për t’u përpjekur të shpallemi kampionë dhe fitojmë një pikë më shumë se kundërshta­rët. Humbja është pjesë e garës, por rëndësi ka sesi humbet. A luajtëm ndaj Çelsit siç luajmë normalisht? Absolutish­t po. Ne e

monopolizo­jmë topin si Çelsi, krijojmë raste dhe bëjmë dy mijë pasime. Ata na mundën me një kundërsulm dhe goditje standarde. Ne luajtëm siç donim të luanim. Pas kësaj, kur rivali është i fortë, duhet ta urosh gjithnjë, t’i shtrëngosh dorën dhe përmirësoh­esh për ndeshjen e ardhshme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania