Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Vllaznia bëjnë ligjin, Apolonia 19 gola Bilishtit

-

Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan sfidat e javës së tetë në kampionati­n kombëtar të futbollit për femra. Edhe në këtë javë nuk munguan fitoret me goleada, ku në 6 ndeshje u realizuan plot 44 gola. Tirana dhe Vllaznia janë të vetmet ekipe që kanë arritur t'i fitojnë të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe kryesojnë renditjen me pikë të plota, nga 24 secila.

Tirana - Termi

Derbi i kryeqyteti­t dhuroi një sfidë mjaft interesant­e, pasi skuadra e re e Termit e vendosi në vështirësi serioze Tiranën. Obogo në të 6-ën i dha avantazhin ekipit të drejtuar nga Kol Kamshi, por ky avantazh nuk zgjat shumë pasi Popa katër minuta më pas barazon shifrat për Termin. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërkohë në pjesën e dytë Tirana kërkon me ngulm golin dhe e gjen atë në të 59-ën me anë të Lamos. Në minutën e 75-të gjërat thjeshtëso­hen për ekipin e Tiranës, pasi Termi mbetet me 10 lojtare. Është Aliaj që ndëshkohet me karton të kuq pikërisht në ditën e saj të lindjes, duke marrë një "dhuratë" nga arbitri. Koldashi më pas vulos fitoren e Tiranës 3-1.

Vllaznia - Kinostudio Kampionet në fuqi të Vllaznisë shpartallu­an 7-0 Kinostudio­n. Pritej një ndeshje me rivalitet për faktin që Kinostudio bënte pjesë në skuadrat e kreut, por nuk rezultoi aspak e tillë. Vajzat kuqeblu e dominuan të gjithë takimin dhe lojtaret që gjetën rrugën e rrjetës ishin Franja dhe Doçi me nga një dopietë, si dhe Gruda, Mustafa dhe Paviçeviç me nga një gol. Bilishti - Apolonia

Apolonia e ktheu në një ndeshje stërvitore përballjen në transfertë ndaj Bilishtit. Vajzat fierake me një diferencë shumë të madhe në kualitet me kundërshta­ret e tyre arritën të realizojnë plot 19 gola në portën e skuadrës vendëse. Goro shënoi plot 9 gola në këtë ndeshje, ndërkohë 5 të tjerë u shënuan nga Kostaj dhe 3 nga Levenaj. Një gol nga Ferataj dhe një autogol nga Spaho kompletuan fitoren e thellë të Apolonisë.

AAS - Pogradeci

Ekipi shkodran AAS nuk u kursye ndaj Pogradecit, duke e mundur thellësish­t 11- 0. Një ndeshje e dominuar në çdo aspekt nga vendëset, ndaj një Pogradeci të pafuqishëm për të reaguar.

Teuta - Juban Danja

Vajzat durrsake u mundën në fushën e tyre nga rivalet shkodrane. Rrotani dhe Jaku vulosën që në pjesën e parë fitoren 2-0 për Juban Danjën. Maliqi - Dajti

Në një ndeshje me shumë rivalitet ishin vajzat kryeqyteta­se të Dajtit, ato që dolën me 3 pikë falë një goli të shënuar nga Braho në të 32-ën, duke triumfuar 1-0.

A.Dushku/B.Rama/I.Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania