Panorama Sport (Albania)

Thyhet Junajtid, Murinjo: Misionin tonë e kryem!

-

Ashtu si për Juventusin, edhe për Mançester Junajtid humbja në Valencia ishte pa dhimbje, duke qenë se edhe "djajtë e kuq" ishin të kualifikua­r, ndonëse nëse nuk do kishin kaluar aq shpejt në disavantaz­h, ndoshta do të kishim pasur mundësi të tentonin edhe vendin e parë. Gjithsesi, në fund janë të gjithë të lumtur, sepse nga ana tjetër, Valencia fiton dhe e meriton, e mbyll e treta Grupin H dhe do të vazhdojë udhëtimin europian në Ligën e Europës. Për skuadrën e Marselinjo­s, dominim total në fushë, duke parë se nga ana tjetër kishin edhe një rival, që përveçse ishte inekzisten­t në pjesën e parë, duke gabuar edhe me Pogbanë nga një metër larg një rast flagrant, në të dytën bën shumë pak për t'u zgjuar. Për spanjollët, që e vunë me shpatulla pas murit skuadrën e Murinjos, zhbllokoi Soler me një diagonale në të 17-ën, ndërsa Junajtid i dhuroi dyfishimin me një autogol të çmendur të Xhons, pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë. Për "djajtë e kuq", reagimi vjen shumë vonë, kur i zbrituri në fushë në pjesën e dytë, Rashford, ngushton në 2-1 rezultatin në të 87-ën, ndërsa në frymën e fundit, Mata mund të kishte kapur edhe barazimin, ndonëse do të kishte qenë shumë për Mançesteri­n. Flet Murinjo - Në fund të ndeshjes, trajneri i Junajtid, Zhoze Murinjo, as ka ndërmend të hyjë në analizë mbi këtë humbje. "Kjo paraqitje e jona në Valencia nuk erdhi si rrjedhojë e faktit se u ruajtëm për Liverpulin, me të cilin do të përballemi të dielën në kampionat. Thjesht, nuk pashë dëshirë nga lojtarët e mi për të luajtur dhe në këtë pikë nuk është se mund t'u kërkoj më shumë. Personalis­ht mund të them se misioni ynë ishte që të kualifikoh­eshim dhe e përmbushëm këtë objektiv. Pastaj, duke parë vështirësi­në e grupit ku ndodheshim dhe të gjitha problemet që lidhen me dëmtimet që na kanë pushtuar, jam i kënaqur për mënyrën sesi e kemi menaxhuar fazën e grupeve të Champions-it", përfundoi trajneri portugez i Mançesteri­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania