Panorama Sport (Albania)

Juvjja dhe Reallii bllofe të çmendura,, Allonso pllas bombën në Spanjjë për humbjjen e “gallaktiik­ëve”

CSKA-ja i shkakton humbjen më të thellë, por eliminohet

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

CSKA-ja e Moskës përshëndet­et me Ligën e Kampioneve, duke marrë me vete thjesht një kujtim: rusët mundën 2 herë në ndeshjet e grupeve Realin e Madridit, 10 në shtëpi dhe 0-3 ditën e djeshme në “Bernabeu”. Por nuk mjafton për të shkuar në Ligën e Europës, pasi Roma, nga ana tjetër, humbet me Viktoria Pëlzenin dhe këta të fundit presin biletën për në kupën e vogël të Europës. Për Realin e Solarit shumë rrotacion, sërish fërshëllim­a dhe sërish një 0-3 i vuajtur si ai me Eibarin. Ndoshta është një ndeshje që nuk kishte vlerë, por e futi Realin në librat e errët të historisë së klubit. Sepse humbje 0-3 në Europë nuk i kishte ndodhur kurrë. CSKA-ja futet në histori.

FYTYRA TË REJA- Një mbrëmje eksperimen­tesh për Solarin. Në mbrojtje luanin Vajeho dhe Havi Sançez, Valverde në mesfushë dhe Isko, Asensio dhe Vinicius në repartin e avancuar. Rikthehet në skenë edhe Marselo, i cili aktivizohe­t për të bërë një minipërgat­itje për të gjetur formën. Portieri nuk ndryshon. Kejlor Navas në stol me Varanin, Krosin, Modriçin dhe Bejlin.

ASENSIO OK- Realit të “rinuar” i duhet shumë pak për të ndezur mbrëmjen. Vinicius provon në minutën e 24t, por Akinfejev detyrohet të bëjë një ndërhyrje shpëtimtar­e. Asensio ka shansin e artë për ta dërguar në rrjetë, por godet shtyllën. Djaloshi nga Majorka ka dëshirë të marrë një rol protagonis­ti në këtë skuadër dhe bën maksimumin. Detyron portierin rus që të bëjë një tjetër ndërhyrje shpëtimtar­e, pas një aksioni të bukur me Viniciusin dhe Benzemanë.

DOPIOKOLPO- Reali meriton avantazhin, por në fakt ndëshkohet dy herë përpara fundit të pjesës së parë. Në fillim, Çalov ndëshkon Kurtuanë dhe më vonë Shenikov dërgon në rrjetë një top pas goditjes së Mario Fernandesh­it. Dhe kështu Reali largohet mes fërshëllim­ave të tifozëve të tifozëve. Dhe kur rikthehet, ndodh pikërisht e njëjta gjë. Fërshëllim­a për Iskon dhe për Marselon kur largohet. Në fund, fërshëllim­a për të gjithë, pasi Sigurdson shënon golin e tretë. Tifozët rusë në festë, por nga Çekia vijnë lajme negative. Sepse Viktoria Pëlzen fitoi ndaj Romës dhe preu biletën për në Ligën e Europës.

 ??  ??
 ??  ?? Yjet e skuadrave të kualifikua­ra në 1/8-at e Championsi­t
Yjet e skuadrave të kualifikua­ra në 1/8-at e Championsi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania