Panorama Sport (Albania)

Kukësi “peshkon” në Mal të Zi

Drejtori Nexhipi shkoi deri në Podgoricë për të ndjekur sulmuesin e Buduçnosti­t

-

SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do një "bomb er". Kjo është një kërkesë e kahershme e verilindor­ëve, të cilët mendojnë se vetëm Rexhinaldo nuk mjafton për të përballuar krejt sezonin. Përgjegjës­it e merkatos po studiojnë prej kohësh disa alternativ­a dhe, pasi kanë marrë "viston" nga presidenti Safet Gjici që t'i plotësojnë dëshirat trajnerit Cungu, kanë nisur edhe "gjuetinë". Gazeta "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se para pak kohësh drejtori Nderim Nexhipi ka shkuar deri në Podgoricë për të ndjekur nga afër një qendërsulm­ues. Bëhet fjalë Igor Ivanoviç, i cili këtë sezon po mbron ngjyrat e Buduçnosti­t.

- Sulmuesi ka treguar një formë mjaft të mirë deri në këtë fazë të kampionati­t, ku ka luajtur 16 takime dhe ka shënuar 4 gola. Ai është 28-vjeç dhe ka një karrierë realisht të pasur në Malit të Zi. Veç Sutjeskës, më parë ka qenë pjesë edhe e Rudar, OFK

KARRIERA

Beograd apo edhe në Azerbajxha­n me Zirën. Drejtorit të Kukësit mësohet se ia kanë referuar këtë lojtar dhe, pasi ka parë CV-në e tij, ka menduar që të shkojë që ta ndjekë edhe nga afër. Sidoqoftë, fjala e fundit i takon vetë trajnerit, do të jetë shkodrani ai që do të vendosë nëse do të jetë apo jo i duhuri. Gjasat janë që pas 90-minutëshit me Partizanin, edhe Cungu të fillojë të mendojë seriozisht për merkaton.

ALTERNATIV­AT - Drejtuesit e Kukësit po ndjekin edhe disa pista, ndaj në "fokus" nuk është vetëm malazezi. Edhe Vasil Shkurtaj mbetet një opsion, por çdo gjë do varet nga nevojat e trajnerit. Është e sigurt që do të afrohet një "pykë", por nëse do gjejnë lojtarët të përshtatsh­ëm, atëherë numri i afrimeve mund të shkojë edhe në dy. Për të evituar problemet që kanë pasur deri më tani prej dëmtimeve, pezullimev­e apo tekave të Rexhinaldo­s, klubi kërkon që të marrë masat dhe të shtojë medoemos opsionet dhe rivaliteti­n për ofensivën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania