Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, portieri: Dua të iki

Ramadani dhe Rroca kanë dërguar shkresë për pagat, por në fund vendos klubi bluzi

-

TOMOR SHEHU

Pasi bëri një “lëmsh” të vërtetë në verë me portierët, klubi i Luftëtarit iu fal përsëri elbasanasi­t Shkëlzen Ruçi, i cili ka luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet e deritanish­me në kampionat, duke qenë më i aktivizuar­i me fanellën bluzi. Mirëpo, prej një muaji ai rezulton të ketë kërkuar zyrtarisht largimin nga Luftëtari. Situata kaotike në klubin bluzi ka bërë që shumë lojtarë të humbasin besimin për vazhdimësi­në, por gjithsesi vetë Ruçi deklaron për “Panorama Sport” se largimin nga Luftëtari e ka kërkuar për arsye familjare. “Më datën 12 nëntor kam paraqitur një kërkesë në zyrat e FSHF-së në rrugë postare dhe sot (dje) u bë një muaj. Mbërritja me vonesë gati 5-6 ditë e shkresës bën që të mbetem në pritje të marrjes së përgjigjes vendimtare për të ardhmen time. Unë aktualisht nuk jam lojtar i lirë, por mund të them se vetëm para ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Partizanit do të mësoj gjithçka për kërkesën që i kam drejtuar Federatës. Me drejtuesit do të ulem të bisedoj, me qëllim krijimin e mundësisë së largimit nga Luftëtari për arsye familjare”, deklaroi dje 26-vjeçari, i cili luan sezonin e tij të tretë te Luftëtari. Ndërkohë, gazeta mëson se një kërkesë që lidhet me anën financiare dhe afatet ligjore për respektimi­n e kontratës kanë bërë në klub edhe kapiteni Behar Ramadani dhe fantazisti Eduard Rroca. Gjithsesi, për të ardhmen e tyre do të vendosë klubi, pasi është në vullnetin e këtij të fundit për të respektuar ose jo marrëveshj­et. Të dy lojtarët janë nën kontratë, por do të ulen të bisedojnë me

drejtuesit në fund të muajit.

GAFAT E KLUBIT

Ish-stafi teknik i Luftëtarit dhe natyrisht ata që u morën ekskluzivi­sht me merkaton, që më pas u shkarkuan të gjithë, bënë një gafë trashanike sa u përket përzgjedhj­eve për portën. Fillimisht afruan kroatin Hrvoje Bukovski, i cili luajti në dy takimet e Ligës së Europës kundër Ventspils, e më pas prishi kontratën me mirëkuptim, duke i shkaktuar një faturë prej 10 mijë eurosh klubit. Një histori gati qesharake ishte ajo me Ilias Melkas, i cili firmosi për Luftëtarin dhe pas pak ditësh stërvitjej­e u “zhduk”. Portieri erdhi i dëmtuar në Gjirokastë­r, mirëpo klubi nuk arriti ta kuptonte këtë përpara se të firmoste. Në këto kushte porta e bluzinjve mbeti në dorë të Ruçit dhe të riut Shumeli. Në janar klubi do të futet sërish në merkato, duke afruar një portier për pjesën e dytë të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania