Panorama Sport (Albania)

Deklarata e presidenti­t të Skënderbeu­t

-

Presidenti i Skënderbeu­t, Ardian Takaj, pas deklaratës të Shkëlqim Muçës i ktheu përgjigjen ish-trajnerit të skuadrës. "Unë nuk e di se çfarë është bërë ky tani që i ditka të gjitha. Është bërë si fallxhor me këto parashikim­e. Por, fallxhor për interesat e tjetërkujt. E shoh që ka një tendencë për të folur keq për Skënderbeu­n. Nëse ka ndonjë gjë konkrete me Skënderbeu­n, le të vijë dhe të na i thotë në sy, jo kështu. Nuk e kuptoj atë deklaratë nga një ish-futbollist, pasi çdo lojtar bën gabime, siç ka bërë ai kur ka qenë i ri. Ne si klub nuk mund "të varim" një lojtar për gabimet që bën. Por, nëse shkon puna deri këtu, unë e ftoj Muçën që të përballet në gjykatë me Teqjan. Është shumë e thjeshtë, janë akuza të rënda që duhen çuar në vendin e duhur, në organet e duhura. Ndërsa, për sa i përket tendencës që ka për Skënderbeu­n, nuk e di se çfarë fshihet, por shumë shpejt do u dalë "tymi" të gjithave", tha Takaj. Presidenti i korçarëve pati edhe një koment për gjendjen e skuadrës që nuk është e mirë. "Kemi kërkuar që të rikthehemi sërish, atje ku e nisëm këtë sezon, pasi cilësia nuk mungon, por ndoshta mungonte impenjimi maksimal nga lojtarët. Nuk mendoj se ka diçka të madhe, pasi ky ekip ka treguar se ka forcë kur hyn në fushë për të dhënë maksimumin. Ndoshta, në disa momente ka qenë edhe çështje fati, prandaj nuk dua që t'i rëndoj shumë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të vazhdojnë kështu. Është një ekip i ndërtuar për të qenë në krye. Kampionati­n e dimë si fitohet dhe do të luftojmë për ta fituar sërish. Ka shumë javë përpara. Por duhet të jemi të përqendrua­r në maksimum në çdo ndeshje” u shpreh Takaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania