Panorama Sport (Albania)

Çfarë tha ish-trajneri i korçarëve

-

Shkëlqim Muça i "frikësohet" Skënderbeu­t. Fakti që korçarët janë të dënuar nga UEFA, e bën të mendojë se me favorizime­t që mund të bëjë në vazhdim të këtij kampionati për skuadra të caktuara, të prishë edhe garën. Gjatë emisionit "Rubrika Sportive" në RTSH (të dielën), ish-trajneri i Tiranës, Dinamos, Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t, ka analizuar fitoren e Kukësit në stadiumin "Kamza" përballë kampionëve në fuqi të vendit. "Në këtë ndeshje pashë vetëm një ekip në fushë. Në një duel të atij niveli, për vetë pozicionin ku ishte Skënderbeu, pretendoja që të shihja një tjetër paraqitje të korçarëve. Pashë vetëm Kukësin shumë të impenjuar dhe të përqendrua­r në të gjitha veprimet. Gjatë gjithë lojës dukej, madje që në pjesën e parë u pa, se do të mbyllej në favor të Kukësit ky takim. Sikundër e përmenda, ishte vetëm një ekip në fushë dhe Skënderbeu kishte shumë veprime sporadike. Pse ndodh kjo? Është normale për mua kjo për një skuadër që është në këto pozita, e cila e di se është e dënuar. Unë e parashikoj që edhe në vazhdim do të ketë ulje dhe ngritje të mëdha. Shpresoj që të mos ketë favorizime të njërës apo tjetrës skuadër, pasi mund të prishin edhe garën. Edhe portieri në dy raste e ka pasuar topin vetë", u shpreh 58-vjeçari. Ndërkohë, Muça ka shfaqur rezerva edhe për portierin Aldo Teqja dhe jo vetëm për rastin e penalltisë. Kur komentohet episodi që vulosi edhe ndeshjen dhe Starova bën pyetje se çfarë do portieri me këmbën aty, përgjigjen ia jep pikërisht Muça: "Do të bëjë penallti...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania