Panorama Sport (Albania)

Bano: Gjyqtari Paço është kumarxhi, ka llogari në baste

Trajneri i Shkumbinit akuzoi rëndë arbitrin fierak

-

Trajneri i Shkumbinit dhe një prej emrave të njohur të trajningut shqiptar, Artan Bano, e akuzoi hapur arbitrin e ndeshjes, Naftëtari-Shkumbini, Alvi Paço, pas vendimit të Disiplinës që i hoqi 3-pikëshin skuadrës peqinase. “Dënimi është dhënë tashmë, por po ju them se ne e kemi dërguar menjëherë në Komisionin e Apelit dhe ju garantoj se do ta fitojmë këtë çështje dhe pikët e hequra do të na kthehen sërish. Për këtë ju garantoj se çështjen e kemi të fituar. Ne e kemi të gjithë ndeshjen të filmuar 94 minuta dhe kasetën e kemi dërguar në FSHF që përpara një jave, duke mos e censuruar asnjë sekondë. Kjo nuk është ndeshja e parë që gjyqtari Alvi Paço paracakton. Sipas informacio­neve që kam unë, kjo është ndeshja e 4-t që ky arbitër e paravendos me dashje. Dhe institucio­ni i federatës për këtë qëllim është, që të merret me gjyqtarët dhe gabimet që ata bëjnë, për më tepër kur janë me dashje. Me keqardhje po e them, por gjyqtari Paço është kumarxhi. Dhe i dikton rezultatet e ndeshjeve që pa nisur. Një kumarxhi që ka numër llogarie nëpër kompanitë e basteve dhe ka borxhe 2 milionë lekë apo 5 milionë lekë bën këto gjëra. Ka numra llogarie në qytetin e Fierit që luan kumar dhe ka borxhe pa fund. Nuk është hera e parë që e bën. E ka bërë në ndeshjen Naftëtari-Tomori para dy vitesh. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e kaluar në Kuçovë ku ai arbitër e kishte vendosur sesi do të dilte takimi ende pa nisur. FSHF duhet të merret me këta kumarxhinj dhe t’i shporrin nga futbolli”, deklaronte Bano një muaj më parë në intervistë­n e tij për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania