Panorama Sport (Albania)

Milan katastrofë, e eliminojnë grekët

“Djalli” nuk thyen tabunë helene dhe eliminohet për shkak të golavarazh­it

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në tokën e Perën dive, traditat res pektohen. Milani, në Greqi, nuk ka fituar kurrë përveç finaleve të Champions-it, por ato nuk kanë qenë kundër ekipeve helene. Dje, edhe një herë, kuqezinjtë “dhurojnë” një mbrëmje të zezë, e cila kushton eliminimin nga Liga e Europës. Bilanci bëhet më i errët, kur mendon se “Djalli” nuk duhej as të fitonte apo të barazonte. Mjafton një humbje me një gol diferencë, por Gatuzo dhe të tijtë djallosin gjithçka me Olimpiakos­in, që fiton 3-1 dhe kualifikoh­et në turin tjetër, falë golavarazh­it në grup. Për thuajse një orë, Milani luajti ndeshjen perfekte me Higuain e të tjerët, gjithnjë të qartë me sfidën në ekuilibër.

NISJA — Agimi i ndeshjes i kishte dhënë sinjalet për kuqezinjtë. Krosim i Sisesë, Guerrero sulmon thellësinë, por gabon sepse nuk sheh Reinan që ka dalë t’i zërë rrugën. Milani reagon me Higuain që sheh Sanë t’i bllokojë goditjen. Edhe Kutrone ka shansin e tij, por gardiani portugez i Olimpiakos­it sheh topin t’i përfundojë në duar.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë nis me grekët që kanë liri, por Fetfasidhi­s nuk përfiton për t’i ndëshkuar. Në minutën e 60-të “Djalli” relaksohet më shumë sesa duhet. Kastijeho hutohet në goditje këndi, Fetfasidhi­s futet në zonë dhe nga goditja e tij “çel” një kros për Sise, të cilit duhet vetëm të shtyjë topin në portë me kokë. Realizimi vendës ndez ndeshjen, publiku i Pireut shtyn skuadrën, por është Milani që reagon me Kutrone dhe Higuain që nuk gjejnë portën. Olimpiakos­i kupton që mund të bëjë mrekullinë kur Podens kërcënon Reinan dhe Guerrero sheh Zapatën t’i mohojë golin e dytë të mbrëmjes. Kolumbiani i pafat në një sulm tjetër grek, kur devijon një goditje të destinuar në fundore. 2-0 duket sikur fundos “Djallin”, por Zapata rregullon situatën duke realizuar një gol, në dukje me peshë kualifikim­i.

MAKTH — Grekët nuk dorëzohen dhe vijojnë të sulmojnë me vrull, teksa Laksalt në vend të Kutrones është një përpjekje për të frenuar ritmin

vendës. Nuk do të funksionoj­në kjo lëvizje, sepse 13 minuta nga fundi, arbitri Bastjë sheh një “përqafim” të Abates ndaj Torosidhis­it. Më shumë se fiskal bilbili francez, por kapiten Fortunis nuk do t’ia dijë dhe dërgon në rrjetë topin që vlen kalimin e grupit për

helenët. Sulmet e fundit kuqezi nuk sjellin asgjë, Olimpiakos­i përballon goditjet me Milanin që del nga Europa. Golavarazh­i ndëshkon kuqezinjtë, ashtu siç në Champions dënoi Interin. Në Greqi e dinë, nëse Athina qan, Sparta nuk është se qesh ....

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania