Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Marota: Do ngre një Inter të madh

Braziliani: Vendime arbitrare, UEFA të përdorë teknologji­në

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vlon nga nervat Le onardo pas elimin imit të Milanit kundër Olimpiakos­it. Drejtuesi kuqezi ankohet për një gabim të arbitrit Benua Bastjë në rastin e golit të parë të pësuar nga “Djalli”. Sipas braziliani­t, goditja e këndit helene është ekzekutuar pasi topi është prekur paraprakis­ht nga lojtari vendës: “Aty ishte faull për prekje topi me dorë, ashtu siç ndodhte edhe në goditjen pararendës­e të këndit nga ana jonë me Çalhangolu­në. Dua të shoh goditjet e këndit, sepse lojtarët greke fillimisht e prekin topin për ta nxjerrë nga zona ku duhet të goditet e më pas vijojnë aksionin, gjatë të cilit gjejnë edhe golin. Kastijeho e bëri dhe arbitri na ndaloi, por nuk veproi njësoj me kundërshta­rët tanë. As penalltia kundër Milanit nuk ishte. Mendoj se e shpikur arbitri, ndaj për të gjitha këto arsye nuk më duket e drejtë që u eliminuam në këtë mënyrë. Mbase nuk është momenti ynë më i mirë, nuk dominuam, por sidoqoftë UEFA duhet të ketë kujdes dhe të përdorë teknologji­në, të cilën tashmë po e përdorin të gjithë”.

PADREJTËSI — Në minutat e fundit të ndeshjes, Leonardo pati braktisur vendin e tij në tribunë, për të qëndruar në pankinën e Milanit. Drejtuesi u ankua

gjithashtu për ambientin në “Karaiskaqi­s”, duke treguar se: “Kishte një zhurmë që shkaktonte probleme për ecurinë e lojës, ndaj mendoj se arbitri duhet të ndalonte ndeshjen dhe të kërkonte ndalimin e zhurmës”. Kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer në Ligën e Europës. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e grupit kanë kaluar gjithnjë të parët në dizavantaz­h, teksa kualifikim­i sigurohet me ecuri. “Kishim dhjetë pikë, tri më shumë se Olimpiakos­i. Nuk ishim brilantë, por siç shpjegova, ndeshja u ndikua nga gabimet e arbitrave. Të eliminohes­h në këtë mënyrë është e padrejtë”, përfundoi Leonardo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania