Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Blazhevski, Prenga: Në Laç dalin duarbosh

Balotazh mes Halilit e Hasanit për një vend në sfidën me kurbinasit

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema e ka ravijëzuar 11-shen anti-Laçi! Në prag të sfidës mes Tiranës dhe Laçit, Ardian Mema merr frymë lirisht. Dejan Blazhevski është gati dhe do të luajë nga minuta e parë në sfidën me Laçin. Në stërvitjen e parafundit të zhvilluar dje në “Skënder Halili”, Mema ka provuar disa variante në sulm. Dyshimi i vetëm i Memës ka qenë qendra e sulmit, pasi të gjitha pozicionet e tjera i ka saktësuar që në fillim të javës. Në majë të sulmit, Mema mendon të aktivizojë njërin prej Halilit ose Hasanit. Dejan Blazhevski, i cili pati probleme në mesjavë do të luajë djathtas në vend të Junus Sentamus, i cili mungon për arsye kartonësh.

FORMACIONI - Duke mos llogaritur ndonjë problem të orëve të fundit, Mema ka caktuar se në portë do të luajë sërish Alesio Abibi. Në mbrojtje do të rreshtohen Doka, Turtulli, Hoxhallari dhe Imami. Mesfusha është e përbërë nga katërshja Daja, Maveje, Karabeci. Në sulm, por nga krahët do të luajnë Greca dhe Blazhevski. Në majë të repartit të avancuar Mema ka provuar dje dy opsione për të qenë gati për sfidën me Laçin, Hasanin ose Halilin. Për Memën ndeshja me kurbinasit është një nga më delikatet në këtë moment që flasim, pasi ekipi duhet të marrë pikë për të qenë në janar gati për një sezon më të mirë se dy fazat e para të kampionati­t.

KARTONËT - Janë tre titullarë që rrezikojnë te Tirana për çështje kartonësh. Bëhet fjalë për Dejan Blazhevski­n, Marvin Turtullin dhe Eni Imamin. Të gjithë lojtarët kanë nga tre kartonë të verdhë dhe nëse marrin një karton të katërt në sfidën e fundjavës me Laçin, humbasin takimin brenda me Flamurtari­n, që është edhe ndeshja e fundit në Superiore për vitin 2018. Tirana ka fituar ndeshjen e fundit në Superiore 4-0 ndaj Kastriotit dhe beson te trepikëshi i dytë brenda dy javësh këtë kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania