Panorama Sport (Albania)

Murinjo nuk fal, “burgos” ekipin për Krishtlind­je

Shoku i ngushtë lëshon "bombën": Pogbanë s'e ka dashur kurrë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk e ka kapërdirë lehtë Zhoze Mur injo humbjen në "Mestalla", ndalesë që i komprometo­i vendin e parë në Grupin H të Champions-it Mançester Junajtid. Nëse Juventusi rrëshqiti në Bernë kundër Jang Bojsave, "djajtë" humbën me të njëjtin rezultat (2-1) kundër Valencias. Rezultati? Bardhezinj­të kualifikoh­en të parët, anglezët si forcë e dytë dhe të hënën i pret një short më i vështirë. Dhe tekniku portugez nuk e ka përtypur lehtë rezultatin e fundit dhe në konferencë tha: "Nuk mësova asgjë nga kjo ndeshje dhe asgjë që pashë nuk më surprizoi. Nuk jam i kënaqur për paraqitjen. Përpara ndeshjes u thash lojtarëve se nëse dhe ne dhe Juventusi do të kishim fituar, atëherë do kishim bërë punën tonë. Nëse nuk do fitonim dhe as ata, atëherë fajin duhet t'ia vendosnim vetes". As aktivizimi i Pogbasë dhe Lukakut titullar nuk ofroi nota pozitive kundër një kundërshta­ri që renditet në vend të 15-të në La Liga: 2-0 pas përpara minutës së 50, për shkak të golit të Solerit dhe të pafatit Fill Xhons, Junajtid lëshoi sinjale reagimi me futjen e Jang, Rashford dhe Lingard, për të cilët "Speciali" tha se donte t'i ruante për transfertë­n në "Anfield" të dielën. Zemërimi i 55-vjeçarit është i madh, aq sa "The Sun" zbulon se ai ka vendosur që ta nxjerrë skuadrën në stërvitje pasditen e ditës së Krishtlind­jeve, më 25 dhjetor. Dita e shënuar do të kalohet në grumbullim­in në hotel dhe jo me familjet.

NUK DONTE POGBANË

- Nëse vendimi drastik është marrë për shkak të ndeshjes së 26 dhjetorit në "Old Trafford", kundër Hadërsfill­dit, ndeshje që nuk mund të lihen pikë në shtëpi, raportet mes trajnerit dhe dhomës së zhveshjes vazhdojnë të jenë tensionuar­a. Kapitulli i radhës i problemeve mes menaxherit dhe Pogbasë shkruhet nga Eladio Parames për "Record", ish-zëdhënësi dhe miku i ngushtë i Mout: "Pogba vlen shumë sa i përket marketingu­t, aq sa Junajtid rikuperoi në vetëm 6 muaj atë që investoi për të. Por, pa 'truprojat' e tij Matuidi dhe Kante përreth, nuk vlen asgjë në fushë". Më tej, ai thotë se nuk ishte francezi në kërkesat e trajnerit: "Junajtid nuk i dha Murinjos mesfushorë­t që ai kërkonte, pavarësish­t këshillës së dhënë Uduardit verën e shkuar, prandaj sot është i detyruar që të shikojë Pogbanë si lojtarin që humbet më shumë topa në Premier Ligë". Nuk mungon as shigjeta e fundit në drejtim të kampionit të botës, që po shkon në gjurmët e Balotelit: "Talenti i tyre është në proporcion të kundërt me profesiona­lizmin e tyre". Pas lëshimit të "bombës" së radhës në shtëpinë e Junajtid, si do reagojnë Pogba me shokë përballë Mout?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania