Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i një “përbindësh”, më efikas se Mesi

Bomberi nuk di të ndalet, shkon në kuotën e 53 golave në Europë

- KUR POLAKU KËRKONTE LARGIMIN

"Robert Levandovsk­i është një kontratë për sigurim jete për Bajernin", tha trajneri Niko Kovac në prag të ndeshjes kundër Ajaksit, luajtur të mërkurën në mbrëmje.

Edhe sfida në Amsterdam konfirmoi se trajneri kroat ishte 100% i saktë në fjalën e tij. Sulmuesi polak shënoi golin e parë për bavarezët dhe më pas shënoi me penallti golin që barazoi shifrat në minutën e 87-të.

Goli i dytë i Levandovsk­it ishte i teti për të në fazën e grupeve në Champions Ligë këtë sezon, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm, kur shënoi 7 gola në sezonin 2015/'16. Përveç kësaj, polaku ka shënuar 21 gola në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, si asnjë lojtar tjetër në 5 ligat kryesore në Europë. Në gjithë vitin 2018 Levandovsk­i ka luajtur 44 ndeshje dhe ka shënuar 54 gola.

Nuk kanë kaluar shumë muaj kur Robert Levandovsk­i shprehu dëshirën për t'u larguar nga klubi i Bajernit. Lojtari ishte pranë kalimit në Madrid te Reali. Por, ardhja e Niko Kovaçit ndryshoi gjithçka. Trajneri kroat bindi sulmuesin që të vazhdonte të qëndronte në Mynih. Levandovsk­i deklaroi se nuk ndihej i rëndësishë­m në skuadër dhe se trajneri e bindi për të kundërtën. Në startin e sezonit të ri, bomberi polak tregoi se sa i rëndësishë­m ishte ai për skuadrën. Sulmuesi festoi golin e tetë në Champions në këtë sezon me dopietën ndaj Ajaksit në "Amsterdam Arena" në barazimin 3-3. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Hanoverit në

transfertë, ku Leva nuk kërkon të ndalet dhe kërkon të shënojë sërish. "Nuk dua të ndalem, detyra ime është të shënoj sa më shumë për të ndihmuar skuadrën për të rikuperuar pikë", u shpreh polaku pas ndeshjes ndaj Ajaksit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania