Panorama Sport (Albania)

Vajadolid, Ronaldo synon Viniciusin dhe... Shakirën

-

Bukur të kesh për president një fytyrë të njohur, madje shumë të njohur. Këtë gjë po e kupton shumë mirë skuadra e Vajadolidi­t, që prej nga kur pronar i klubit është bërë "Fenomeni" Ronaldo Nazario da Lima, i cili i ka dhënë një vëmendje madhështor­e kësaj skuadre të vogël, e cila, që nga dita e firmës me braziliani­n, as që do ta kishte menduar se mund ta fitonte. Dhe siç raporton e përditshmj­a madrilene "Marca", fjalët e Ronaldos përbëjnë gjithmonë lajm, sidomos kur interlokut­orët të dy herë "Topit të Artë", janë të një niveli. Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet spanjolle, për të cilat ai ka luajtur futboll. Nga njëra anë me presidenti­n Florentino Perez, ndërsa nga tjetra me ikonën Gerard Pike. Çfarë të kenë diskutuar vallë këta yje të futbollit botëror? Në fakt, Ronaldo u ka bërë kërkesa të dyve, të natyrave të ndryshme.

REALI DHE VINICIUS

Te Reali i Madridit Ronaldo ka kërkuar... Vinicius. Ky fakt nuk përbën lajm, sepse emri i braziliani­t të talentuar kapërceu menjëherë në krye të listës së kandidatëv­e potencialë të preferuar nga Vajadolid, sapo "fenomeni" mori drejtimin e klubit. E lehtë të mendosh se Ronaldo e gjen disi veten te djaloshi. Kërkesa, sikurse konfirmon vetë ish-interisti, ka mbërritur tashmë në shtëpinë e "Los Blancos". Por për përgjigjen duhet të presë ende. "I kam kërkuar diçka Florentino Perezit, por është e komplikuar", deklaroi Ronaldo. Normalisht, nëse Vinicius do të vazhdojë të luajë me pikatore te Reali i Madridit, atëherë klubit "merenge" dhe vetë futbollist­it do t'i leverdiste më shumë që të transferoh­ej tjetërkund në formë huazimi, për të fituar minutash, dhe mbi të gjitha eksperienc­ë, mbi kampionati­n spanjoll. Prandaj është më se legjitime pyetja në adresë të braziliani­t: "A do të vijnë 'Galaktikë' të Realit të Madridit te Vajadolidi?". Dhe përgjigjja e Ronaldo da Limas është plot humor: "Patjetër, shumë madje, kur të vijnë, të luajnë kundër nesh".

PIKE DHE... SHAKIRA

Dhe nëse me Realin e Madridit flitet për merkato, për çfarë mund të flitet me Gerard Pikenë? Për shumë gjëra, sepse mbrojtësi nuk është vetëm futbollist, por edhe sipërmarrë­s. Mbi të gjitha, në këtë rast është edhe bashkëshor­ti i këngëtares me famë botërore, Shakira. Dhe kërkesa e tij është më shumë se e veçantë. "Nipërit e mi janë të dashuruar me Shakirën, ndaj i kërkova që të më bëjë një video. Nga aty nisëm të flasim pak. Duhet të takohemi për të folur mbi ndonjë projekt, por ende nuk e kemi bërë", sqaroi presidenti i Vajadolidi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania