Panorama Sport (Albania)

Ekspert trofesh, Osja: Vllaznia nuk bëhet si Tirana

“Është më e vështirë në stol se në fushë, jemi super”

- ADMIR URUÇI

Safet Osja është zv/ trajneri i ri i Vl laznisë. Ai është emëruar në këtë post dy ditë më parë pas largimit të Elvin Beqirit që u emërua trajner i Kombëtares U-17. Osja është një nga ish-futbollist­ët shkodranë, të cilët janë shpallur kampionë dhe kanë fituar Kupën e Shqipërisë me Vllazninë. Ai është shpallur 2 herë kampion me këtë ekip në vitet e largëta 1998 e 2001, titulli i fundit i fituar nga Vllaznia. Po ashtu, ai ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me këtë skuadër në vitin 2008. Osja është shpallur kampion edhe me ekipin e Elbasanit. Pas lënies së futbollit, ai për pak vite ka qenë pjesë e trajningut me ekipe fëmijësh. Në intervistë­n e tij për “Panorama Sport”, Osja tregon se pse pranoi ofertën e klubit dhe objektivat që kërkon të arrijë në stolin e skuadrës shkodrane. “Mendoj se Vllaznia nuk i ka dhe nuk do t’i ketë problemet e Tiranës. Unë e shikoj me optimizëm të ardhmen e Vllaznisë”, thotë ndër të tjera Osja në intervistë­n e tij për gazetën.

Si e pritët ofertën e Vllaznisë për t’u bërë zv/trajner?

Me kënaqësi dhe gjithashtu me shumë përgjegjës­i. Dihet tashmë se cila është Vllaznia dhe emri që ajo ka.

Patët dyshime për ta pranuar ofertën?

Jo, nuk hezitova. Të të thërrasë Vllaznia të jesh pjesë e saj, është një nder për çdo shkodran dhe jo më për ne si ish-lojtarë të saj. Nuk kisha pse të hezitoja.

Keni qenë larg Vllaznisë duke mos pasur ndonjë post, por e keni ndjekur gjithmonë. Kishit menduar se mund ta trajnonit këtë skuadër në këtë kategori?

E kam ndjekur me shumë interes. Normalisht si çdo shkodran, edhe unë jam mërzitur kur ka rënë nga kategoria. Nuk e mendoja se do udhëhiqja Vllazninë në këtë kategori. Megjithatë, shpresojmë dhe besojmë se ishte vetëm një ëndërr e keqe që do të përfundojë shpejt.

Më shumë përgjegjës­i në fushë kur luanit apo tashmë në stol?

Përgjegjës­ia më e madhe është në stol. Kur kemi qenë lojtarë ka qenë më ndryshe. Tani si trajner duhet që të kontribuos­h për të marrë më të mirën nga të gjithë.

Merkatoja e janarit po afron, ka nevojë ekipi për ndërhyrje?

Sapo kam filluar, kështu që t’ia lëmë vazhdimësi­së. Duhet që të gjithë bashkë të vendosim për ata lojtarë që mund të na duhen.

A duhet që të fillohet që tani për sezonin e ri?

Mendoj se është ende herët. Gjithsesi, piketat duhen nisur.

Tirana u ngjit në Superiore duke dëshmuar supremaci në Kategorinë e Parë, por tashmë në elitë po shfaq oshilacion­e të mëdha. Çfarë duhet të bëjë Vllaznia për të krijuar që tani baza të shëndosha dhe të mos përsërisë gabimet e Tiranës kur të ngjitet në Superiore?

Mendoj se Vllaznia nuk i ka dhe nuk do t’i ketë problemet e Tiranës. Unë e shikoj me optimizëm të ardhmen e Vllaznisë.

Jeni shtatë pikë nga vendi i dytë dhe dhjetë nga i vendi i tretë, me këtë ritëm ngjitja duket një formalitet...

Nuk është formalitet, por çdo ndeshje ka vështirësi­të e veta. Vllaznia duhet që të vazhdojë kështu dhe për më tepër të mos kalojë në vetëkënaqë­si. Ka ende shumë ndeshje.

Luani edhe dy ndeshje në shtëpi para mbylljes së vitit, çfarë pret Osja nga sfidat me Besëlidhje­n dhe Veleçikun?

Vetëm rezultate pozitive. Nuk mendoj asnjë rezultat tjetër veç fitoreve në këto dy takime, por edhe në vazhdimësi.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë, Besëlidhja-Vllaznia (0-1)
Çast nga ndeshja e fazës së parë, Besëlidhja-Vllaznia (0-1)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania