Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t, të hënën merr formë Liga Profesioni­ste

Do votohet krijimi i Ligës Profesioni­ste me statut dhe kryesi të përkohshme

- OLSI TUJANI

Gjithçka është gati, nga java e ardhshme do të nisë Liga Profesioni­ste. Një premtim i kahershëm duket se po fillon të marrë udhë dhe futbolli shqiptar do të hapë një kapitull të ri. “Panorama Sport” ka mësuar se nga e hëna do të ketë një mbledhje ku edhe do të nisin themelet ...

Gjithçka është gati, nga java e ardhs hme do të nisë Liga Profesioni­ste. Një premtim i kahershëm duket se po fillon të marrë udhë dhe futbolli shqiptar do të hapë një kapitull të ri. “Panorama Sport” ka mësuar se nga e hëna do të ketë një mbledhje ku edhe do të nisin themelet e Ligës Profesioni­ste në vendin tonë. Struktura, statuti, organizmi drejtues dhe gjithçka nevojitet për të hedhur hapin e parë të ekzistencë­s së saj do të diskutohen dhe materializ­ohen më 17 dhjetor të këtij viti.

MBLEDHJA

Puna për krijimin e Ligës Profesioni­ste ka nisur prej kohësh. Drejtues të lartë në FSHF kanë bërë prej kohësh ndërlidhje­n mes institucio­nit që kontrollon garën në vend dhe skuadrave pjesëmarrë­se në Kategorinë Superiore. Gazeta ka mësuar se gjithçka është gati tanimë dhe me miratimin e të dhjetë skuadrave të elitës momentalis­ht, do të organizohe­t mbledhja e parë që pritet të formalizoj­ë krijimin e Ligës Profesioni­ste. Teksa prej javësh është duke u punuar rreth saj, mësohet se është gjendur dakordësia unanime për materialet që do të bëjnë gati edhe nisjen e kësaj strukture të re në futbollin shqiptar. Të hënën, në ambientet e FSHF-së, pritet që drejtuesit e lartë të dhjetë klubeve të jenë të pranishëm në mbledhjen që do të themelojë edhe Ligën Profesioni­ste të futbollit shqiptar.

DAKORDËSIA

Gazeta gjithashtu ka mësuar se statuti i Ligës ka qenë një nga ngërçet që ka vonuar deri më tani krijimin e Ligës. Teksa është bërë edhe propozimi bazë i FSHF-së, më tej ka pasur disa ndryshime të ardhura si pasojë e konsultës me klubet. Paraprakis­ht, bëhet me dije se të dhjetë skuadrat e Superiores kanë gjetur akordin unanim për çfarë pritet të votohet të hënën për dokumentin themeltar, mbi të cilin do të funksionoj­ë Liga, statutin.

KRYETARI

Në këtë mbledhje pritet që të votohet edhe për kryetarin që do të drejtojë Ligën Profesioni­ste. Në çdo hap të deritanish­ëm, zëvendës-presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, ka qenë i ngarkuar për konsultat me klubet dhe nuk përjashtoh­et mundësia që të jetë edhe ai i propozuar për ta drejtuar, por pse jo edhe një prej presidentë­ve më të vjetër të klubeve të elitës, por që do të jetë me mandat të përkohshëm që do të saktësohet qartë në statut.

 ??  ??
 ??  ?? Armand Duka, me përfaqësue­s të klubeve të Superiores në një nga takimet për Ligën
Armand Duka, me përfaqësue­s të klubeve të Superiores në një nga takimet për Ligën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania