Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Nuk e mendoj humbjen, e duam me patjetër titullin

Zv.trajneri: Partizani cinik, por këtë herë fitojmë ne

- Skerdilaid Sulozeqi

Rrahman Hallaçi e ka nisur karrierën te Partizani, por sot mendon vetëm trepikëshi­n si zv.trajner i Kukësit. Gjatë konferencë­s së dhënë dje përpara mediave, numri dy i stolit “skanon” kundërshta­rin dhe paralajmër­on lojtarët që të kenë kujdes, pasi të kuqtë të ndëshkojnë me episodet. Ai thekson se kjo nuk është një ndeshje për titullin, por humbjen as që e mendon. Si e shikoni përballjen me Partizanin, a është ky një duel titulli? Nuk mund të themi se është ndeshja e titullit, por është vendimtare, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur. Jemi në një moment të mirë, pasi vijmë pas një fitoreje me një kundërshta­r direkt dhe me mjaft të fortë si Skënderbeu. Kemi bërë lojëra të mira, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Partizanit, pasi nuk duam që të krijojmë distancë me pikë. Kemi shumë mundësi për ta ngushur këtë diferencë. Ju keni luajtur vetë më parë me Partizanin, mund të thuhet se e njihni disi filozofinë e këtij klubi? Kam luajtur shumë kohë më parë me Partizanin. E kemi studiuar kundërshta­rin dhe e dimë se janë shumë të kujdesshëm. Edhe pse mund të dalin jo shpeshherë para porte, arrijnë të shënojnë dhe më pas është shumë e vështirë t’i ndëshkosh. I dimë ato pak pika të dobëta që ata kanë. Iu mungon një lojtar kryesor, por kjo nuk do të thotë asgjë për ta. Një humbje me Partizanin mund t’u nxjerrë jashtë garës për titull? Nuk e mendojmë humbjen, por thashë që nuk duam që të krijojmë shkëputjen. Them se është momenti më i mirë, pasi tani duhet të tregojmë veten, tani që e kemi më pranë me pikë. Do t’ia lëmë rrugës se kush do të arrijë në finish i pari. Presioni është në anën tuaj apo të kundërshta­rit? Nuk mendoj se ka presion Kukësi apo Partizani. Është një ndeshje mes dy skuadrave, të cilat kanë vite që investojnë pa fund për të shkuar te titulli. Partizani e kërkon prej kohësh këtë trofe, por edhe ne e duam me patjetër. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kemi presion. Kemi pasur dëmtime, por pjesa kryesore është rikthyer. Si është situata në skuadër? I keni marrë masat për këtë takim? Në ndeshjen e parë krijuam shumë raste, ndërsa Partizani u tregua cinik. Na ndëshkoi dhe më pas për ne u bë e vështirë që të reagonim. Nuk do ta bëjmë më atë ndeshje, do të jemi më të kujdesshëm dhe do të tregohemi më të vëmendshëm në finalizim. Në ndeshjen e parë dolëm 7-8 herë para porte dhe nuk shënuam. I kemi menduar mirë këto gjëra. Partizani do ta ketë shumë të vështirë këtë radhë me ne. A ju kënaq barazimi në këtë ndeshje apo do kërkoni vetëm tri pikët? Kukësi nuk hyn kurrë në fushë për barazimin. Vetë investimi nuk na lejon që të luajmë për një pikë. Ne do të futemi për të marrë fitoren. Duke u luajtur ndeshja pa tifozë mos ndoshta ju favorizon juve? Ne do kishim dëshirë që në stadium të ishin tifozët e Partizanit dhe ata të Kukësit. Edhe nëse do ishin kundërshta­rët në maxhorancë, nuk do ishte problem, pasi lojtarët duan që të kenë sa më shumë tifozë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania