Panorama Sport (Albania)

Kukësi, formacion me... pasaporta

34 kartonë të verdhë dhe probleme me disiplinën, Shpehar e nis gjithmonë nga stoli

- ADELA MERKO

Kukësi mbeti në migrim gjatë këtij sezo ni. Me “Zeqir Ymerin” që nuk plotëson parametrat, i është dashur që edhe të ndërrojë 4 stadiume të ndryshme kur luan si pritës. Pas 16 javësh kanë vetëm dy “kampionë” të minutave, ndërsa Dino Shpehar mbetet zgjedhja e parë e Armando Cungut nga stoli. Verilindor­ët mund të quhen edhe një ekip shumëkombë­sh dhe për të kuptuar këtë mjafton të përmendësh faktin që kanë në organikë 11 lojtarë me pasaporta të ndryshme. Me disiplinën dhe dëmtimet nuk e kanë fort mirë raportin, por as me kartonët. Është ky bilanci i kuksianëve pasi janë luajtur 1440 minuta...

-Një formacion me pasaporta për Kukësin. Ndryshe mund të quhet një ekip shumëkombë­sh, pasi veç futbollist­ëve me pasaportë shqiptare, kosovare e maqedonase, ka edhe nga ata me gjeorgjian­e, braziliane, kroate, mozambikas­e, franceze, senegaleze, gjermane dhe boshnjake.

- Kukësi gjatë këtij sezoni u ka besuar 21 lojtarëve. E megjithatë, ka vetëm dy titullarë të padiskutue­shëm. Ardian Cuculi dhe Edis Maliqi kanë marrë 1440 minuta në 16 javë. Pas tyre vjen Rexhinaldo me 1343 minuta..., i cili edhe pse nuk ka humbur asnjë ndeshje, një e ka nisur nga stoli dhe dy të tjera nuk i ka mbyllur. Simon Rrumbullak­u është lojtari më pak i aktivizuar dhe kjo prej dëmtimeve, në total ka 4 ndeshje dhe 165 minuta.

- Dino Shpehar është zgjedhja e parë e Armando Cungut kur nis të bëjë zëv- endësimet gjatë një ndeshjeje, deri më tani është futur 10 herë nga stoli, nga 12 takime që numëron në total te verilindor­ët.

- Çyrbjes dhe Shafik nuk u ndodh shpesh që t’i mbyllin takimet që nisin, secili e ka lënë 6 herë fushën e lojës.

-Shpehar, Kalaja, Maloku janë grumbullua­r në 14 ndeshje, por jo gjithnjë kanë mundur që të luajnë.

- Kukësi ka 16 gola në 16 ndeshje, një mesatare jo fort bindëse për një ekip që pretendon titullin.

- Arturo Rexhinaldo mbetet “bomberi” i ekipit me 6 gola të shënuar, ndërsa befasia vjen prej Uilliam Melos që numëron 5 rrjeta. Bilanci plotësohet me Ylli Shametin që ka realizuar 2 herë, si edhe Ethemi me Shpehar që kanë nga 1. Sakaq, dy të tjerët kanë qenë autogola, konkretish­t ata të Frashërit dhe Teqjes në fitoren 0-2 me Kamzën.

- Nuk janë pak, por 16 lojtarë të ndëshkuar te Kukësi. Në total janë marrë 34 të verdhë për Kukësin. Dzaria dhe Zguro janë më të ndëshkuari­t me nga 4. Me të kuqin kanë raport të mirë deri më tani, pasi vetëm Melo është ndëshkuar pas dy të verdhëve.

- Ylli Shameti është lojtari më i vjetër i Kukësit. Kapiteni është 34 vjeç, paçka se në fushë reflekton se po kalon rini të dytë. Sakaq, nga ata që kanë zbritur në fushë, me i vogli në moshë mbetet Valon

Ethemi, i cili është 21 vjeç.

- Pesë javë radhazi ka që nuk humb Kukësi, ndërsa pas dy barazimeve me Tiranën dhe Teutën, kanë marrë pikët maksimale me Kamzën, Luftëtarin dhe Skënderbeu­n.

- Kukësi është gjithnjë në rrugëtim. Jo vetëm që stërviten në Pezë-Helmes, por edhe në ndeshjet kur duhet të jenë pritës u është dashur që t’i zhvillojnë larg “Zeqir Ymerit”. Këtë sezon kanë ndërruar 4 stadiume, konkretish­t kanë luajtur në “Selman Stërmasi”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Kamza”.

- Kukësi del gjithnjë i karikuar nga dhomat e zhveshjes. Çerekorësh­i i parë i pjesës së dytë është më i suksesshmi për ekipin e Armando Cungut. Deri më tani kanë shënuar 7 herë, pra 43.8% të golave në total. Jo fort efektivë janë në 30 minuta e para të takimit dhe në harkun kohor të 60-75', teksa kanë realizuar vetëm nga një gol.

- Flamurtari është ekipi që i ka marrë 6 pikë Kukësit në dy faza, tashmë mbetet për t’u parë nëse do evitojë që edhe Partizani t’i shkaktojë humbjen e dytë sezonale.

- Kukësi nuk fiton dot më thellë se me dy gola diferencë, ndërsa kujtojmë që vetëm me Tiranën ia ka dalë me shifrat 3-1.

- Dëmtimet, makthi i Kukësit. Vetëm për këtë sezon kanë pasur probleme Musolli, Rrumbullak­u, Shameti e Shafik, që kanë vuajtur shumë deri më tani.

- Kukësi ka probleme me disiplinën, të paktën kjo reflektohe­t prej situatave të tensionuar­a me Rexhinaldo­n, dënimit të Çyrbjes apo konfliktev­e kontrakrua­le me Ethemin dhe Shkodrën.

- Presidenti i Kukësit bën mbledhje thuajse çdo javë dhe gjithnjë vendos si kusht fitoret, në të kundërt paralajmër­on “bllokim” rrogash.

- Maloku, Kalaja, Zguro, Maliqi, Melo, Qaqi, Limaj, Shpehar, Harba, Çyrbja, Rexhinaldo, Ture, Cuculi, Krasniqi dhe Shafik erdhën në verë, megjithatë largimi i parë u bë shumë shpejt. Boshnjaku Harba nuk bindi dhe për pasojë erdhi edhe “divorci”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania